Apeli shqyrton sot ankesën për Tomën dhe Telitin
Apeli do të marrë sot në shqyrtim ankesën e Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me ndërprerjen e hetimeve për Durrës-Kukës nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë. Nëse ky vendim do të rrëzohet, atëherë mund të ketë mjaft të reja në lidhje me çështjen Durrës-Kukës
TIRANE-Gjykata e Apelit do të marrë sot në shqyrtim ankesën e Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me ndërprerjen e hetimeve për Durrës-Kukës nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë. Në fillim të muajit nëntor të këtij viti, gjyqtari Sokol Tona, pasi mori në shqyrtim kërkesën penale të ish-zv/ministrit të Transporteve, Armand Teliti dhe ish-drejtorit juridik të këtij institucioni, Andi Toma, të cilët pretendonin se zgjatja e afatit të hetimeve nga prokuroria (6 nëntor -6 dhjetor) ishte e qëllimshme dhe me prapavijë politike, vendosi ta pranojë kërkesën e tyre. Gjyqtari Tona urdhëroi Prokurorinë për ndërprerjen e menjëhershme të hetimeve. Meqenëse organi qendror i akuzës nuk ishte dakord me këtë vendim, e apeloi atë. Në të njëjtën kohë, i dha zgjidhje çështjes. Prokurori i çështjes, Arben Kraja, pushoi akuzën për ish-zv/ministrin Teliti dhe ish-drejtoreshën e përgjithshme të Rrugëve, Lejla Saraçi për mungesë provash dhe faktesh. Ndërsa, ngriti akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe pabarazisë në tendera për ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha dhe ish-drejtorin juridik të këtij dikasteri, Andi Toma dhe dorëzoi dosjen për gjykim në Gjykatën e Lartë. Sot, togat e zeza të Apelit do të shprehen nëse vendimi i gjyqtarit Sokol Tona ishte apo jo i drejtë. Nëse ky vendim do të rrëzohet, atëherë mund të ketë mjaft të reja në lidhje me çështjen Durrës-Kukës, nëse gjithçka mbetet si më parë, atëherë rruga të çon drejt Gjykatës së Lartë.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)