Mbyllja e fabrikave, gratë e papuna kërkojnë asistencë

Por nga të dhënat rezulton se asnjëra nga firmat nuk ka paraqitur zyrtarisht një shkresë për mbylljen e punës dhe për shpalljen e falimentit as në degën e tatim-taksave dhe as në atë të sigurimeve shoqërore.
Të paktën 56 punonjëse të firmës së konfeksioneve "Damson", gjatë verifikimit të zyrës së sigurimeve shoqërore kanë rezultuar se kanë përfituar nga derdhja e kontributeve deri në muajin gusht të këtij viti. Ndërkohë që për tre muaj nuk është kryer ky proces.
Gratë, të cilat nuk kanë marrë dy paga mujore, u janë drejtuar sindikatave me pretendimin se në rast se fabrikat ku kanë qenë të punësuara do të mbyllen duhet që pronarët të paguajnë asistencën për një vit.
Sipas kryetares së sindikatave, Natasha Lubonja, nga kontaktet me pronarët e dy firmave "Damson" dhe "Pagagin", këto të fundit janë shprehur se kanë probleme financiare dhe me prodhimin, por nuk kanë deklaruar përfundimisht mbylljen.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code