E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të përndjekurit e pronarët, 25 milionë euro nga ARMO

Ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit politikë do të marrin të paktën 25 milionë euro nga privatizimi i ARMO-s. Të drejtën ua jep ligji i ndryshuar për buxhetin e shtetit 2009, i cili përcakton formulën e ndarjes së të ardhurave nga privatizimet.

Konkretisht, të ardhurat nga privatizimet do të shkojnë 50 përqind për shlyerjen e borxhit, 30 përqind për investimet dhe me nga 10 përqind për kompensimin monetar të ish-pronarëve dhe për shtresat e të përndjekurve politikë.

Ndarja e re do të aplikohet për të gjitha privatizimet e krijuara gjatë vitit 2009. Burime nga Ministria e Financave garantojnë se për kategoritë e ish-pronarëve dhe të përndjekurve politikë, mund të krijohen fonde deri në 100 milionë euro.

Ndërkaq, akti normativ i qeverisë ose, ndryshe "buxheti i tretë" prej 12 miliardë lekësh është diskutuar në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, nga ku mori edhe miratimin. Diskutimet për rishpërndarjen e fondeve shtesë nxorën në pah disa nga problemet që has qeveria si në realizimin e të ardhurave ashtu dhe në atë të shpenzimeve.

I pranishëm në komision, ministri i Financave, Bode, tha se nga fondi i aktit normativ, rreth 3.6 miliardë lekë janë siguruar nga mosrealizimi i investimeve, duke dhënë mundësi që të krijohet fondi prej 2.7 miliardë lekësh për shpërblimet e festave të fundvitit. Pavarësisht kësaj, ministri garantoi se qeveria i kishte fondet në dispozicion, falë rezervës të Këshillit të Ministrave.

Opozita në parim e ka kundërshtuar projektin e rishpërndarjes së fondeve me faktin se nuk u përgjigjet nevojave reale të vendit. "Me këtë akt, qeveria ka treguar se ka dështuar me planin e të ardhurave, si dhe me investimet publike. Të ardhurat që duhet të ishin 28.2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në fund të 2008-ës, tani janë në 27.2%, pra në rënie. E njëjta situatë paraqitet edhe tek investimet", tha deputeti dhe ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›