E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot paradite një takim me Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë z. Aleksandër Gestakovski. Në fillim të këtij takimi Kryeministri Nano vlerësoi r

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot paradite një takim me Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë z. Aleksandër Gestakovski.

Në fillim të këtij takimi Kryeministri Nano vlerësoi rëndësinë e nxitjes dhe intensifikimit të bashkëpunimit ndërkufitar midis autoriteteve të qeverisjes vendore të të dy vendeve tona duke e konsideruar atë si faktor stabiliteti dhe integrimi.

"Jemi të përgatitur të çelim rrugët e reja të bashkëpunimit te bindur se do të ndërtojmë një koncept të përbashkët por edhe programe veprimi në përputhje me Konventat kuadër në të cilat jemi palë si Konventa Kuadër e Bashkëpunimit Ndërkufitar të Bashkësive Lokale si dhe Karta Europiane e Autonomisë Vendore", tha Kryeministri.

Kryeministri theksoi se duhet të përqendrohemi në bashkëpunimin mes të dy vendeve në zonat transkufitare si Ohër, Prespë, Dibër e Madhe për të zgjeruar shkëmbimet ekonomike, kulturore lëvizjen e lirë të njerëzve edhe në zonat turistike duke ndërtuar infrastrukturën institucionale dhe fizike të domosdoshme për këtë lëvizje.

Kryeministri ka veçuar rëndësinë e përgatitjes dhe implementimit të një Memorandumi bashkëpunimi mes të dy vendeve përmes të cilit të konsolidohet bashkëpunimi dhe të shkëmbehen eksperienca mbështetur edhe në programet europiane. "Këto do të ndikojnë në procesin e kuptimit, të plotësimit dhe investimit sëbashku për nevojat e pakicave duke nxitur edhe iniciativat e tyre te lira me qëllim krijimin e hapësirave për përgjegjësi europiane për shtetasit tanë", tha z. Nano.

Në këtë takim, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin opinion lidhur me realizimin e projekteve të përbashkëta sidomos në ato të infrastrukturës të cilat do të afronin më shumë të dy vendet tona edhe në funksion të konsolidimit të stabilitetit dhe kooperimit rajonal drejt qëllimit të përbashkët të integrimit në strukturat euroatlantike.

Nga ana e tij z. Aleksandër Gestakovski pasi i transmetoi Kryeministrit shqiptar përshëndetjet e ngrohta të Kryeministrit maqedonas shprehu kënaqësinë për nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit duke përmendur edhe kontaktet e shpeshta dhe mjaft të rëndësishme mes autoriteteve më të larta të Qeverisë Maqedonase dhe Qeverisë Shqiptare.

Më tej ai e informoi z. Nano mbi procesin e reformave të vetëqeverisjes lokale në Maqedoni, të cilat janë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit duke përmendur këtu përdorimin e gjuhës si dhe përfaqësimin e drejtë të etnive.

"Parimi jonë themelor në procesin e vetëqeverisjes vendore mbetet thellimi i bashkëpunimit dhe afrimit të bashkësive, përmes një procesi sa më transparent", tha z. Gestakovski.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›