E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot grupi socialist vendos per Islamin

Grupi parlamentar i Partise Socialiste pritet te mblidhet diten e sotme per te diskutuar mbi propozimin e kreut te partise Edi Rama per perjashtimin e Kastriot Islamit nga forca me e madhe opozitare. Kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruci pritet te therrase Islamin ne mbledhjen e ardhshme te grupit per te degjuar arsyet qe e shtyne kete te fundit te mos marre pjese ne seancen e fundit ku ishte vendosur qe te gjithe te votonin kunder Bujar Leskajt per postin drejtues te KLSH-se. Megjithese ende nuk dihet nese Islami do te marre pjese ne kete mbledhje grupi mendimet e deputeteve socialiste ditet e fundit per kete teme kane qene te ndara. Nje pjese e tyre jane shprehur hapur edhe para nismes se ndermarre nga Rama ne mbledhjen e kaluar te grupit per perjashtimin e deputetit Islami nga PS-ja pasi sipas tyre ai ka vepruar ne kundershtim te plote e te perseritur ndaj vendimeve te marra nga grupi parlamentar socialist. Ndersa nje pjese tjeter e deputeteve si Arben Malaj apo edhe Andis Harasani jane deklaruar hapur kunder cdo lloj spastrimi apo cregjistrimi ne PS pasi sipas tyre kjo menyre vendimmarrjeje do te sillte deme te medha per vete forcen ku ata bejne pjese. Po ashtu kunder Rames ka dale edhe ish-presidenti i vendit Rexhep Mejdani i cili pohoi dje se perjashtimet ne PS jane kambana te forta alarmi te cilat po tregojne sipas tij se kjo force politike po kthehet ne nje parti ku mbyllen lirite dhe konkurrenca.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›