Komisioni i ekonomisë rrëzon nismën e PS-së për TVSH-në

Komisioni i ekonomisë ka rrësuar sot nismën e Partisë Socialiste për ndryshimin e ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Deputetët e mazhorancës votuan kundër kësaj nisme të opozitës e cila kërkon heqjen e kësaj takse për produktet bazë ushqimore.
Deputetët socialistë kanë kërkuar prej kohësh që për një pjesë të ushqimeve kjo taksë të ulet në nivelin zero, duke krijuar kështu më shumë mundësi për familjet me të ardhura të pakta.
Partia Socialiste ka kërkuar që produktet bazë si mielli, buka, qumështi, veza të tatohen me 0% TVSH dhe furnizimi për vajin, sheqerin dhe orizin janë furnizime të tatueshme në masën 10%, duke filluar nga data 1 janar 2012.
Ndërkohë seanca e some e Komisionnit të Ekonomisë është shoqëruar me debate dhe akuza të ndërsjellta mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.