E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetet socialiste leter METE-s Shpjegime per ngjarjet e Bulqizes

8 deputete te Partise Socialiste nepermjet nje letre drejtuar ministrit te METE-s Nasip Naco i kerkuan dje atij shpjegime per aksidentet me vdekje ne miniere. Vetem gjate ketij muaji kane humbur jeten mbi 5 minatore. E pavaresisht shkaqeve te deklaruara ose te fshehura fakt mbetet se femije e familje vazhdojne mbeten jetim mes kater rrugeve pse kane humbur prindin vellain a te afermin ne erresiren e tuneleve thuhej ne leter. Sipas deputeteve socialiste shfrytezimi e tregtimi i mineraleve ne Bulqize po kryhet nga njerez te afert me pushtetin. Galerite e minierave jane shnderruar ne kampet e perqendrimit te koheve moderne ku varferia mban peng vete jeten dhe lirine e minatoreve e familjareve te tyre nderkohe qe pushtetare e biznesmene te babezitur nxjerrin miliona euro perfitime me cmimin e lire te lekures se minatoreve skllever qe varferia i detyron te punojne e vdesin ne galerite e minierave - shprehen ata. Me tej deputetet kerkojne nga METE-ja pergjigje per disa pyetje e theksojne Pervec pergjigjeve per keto pyetje kerkojme te na vini ne dispozicion gjithashtu edhe te gjithe dokumentacionin perkates qe disponon METE-ja dhe agjencite shteterore te varesise prane METE-s thuhet me tej ne letren e firmosur nga deputetet socialiste Sajmir Tahiri Edurard Shalsi Anduel Xhindi Besnik Baraj Artan Gaci e Blendi Klosi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›