"Ngjyrat e pranveres 2012" nis udhetimin permes artit
"Ngjyrat e pranveres" eshte titulluar ekspozita e pare e nje grupi piktoresh shqiptare dhe franceze, te cilet i kane dhene jete ne Durres edicionit te pare te ciklit te pervitshem "Udhetim permes artit". Ne ekspozite dallohen individualitetet artistike te autoreve pjesemarres, si dhe pervojat e meparshme ne fushen e piktures. Autorja Beatrice Richard-De Saint Jean ka perzgjedhur temen e "Brezave dhe dridhjeve", nje teme te cilen ajo e eksploron prej vitesh. Ngjyra, materiali dhe forma dallojne veprat e ekspozuara nga Aymard Le Forestier de Quillien. Piktori Besim Tula ka perzgjedhur punimet qe sjellin ceshtjet e dites, te cilat autori i qemton nga te gjitha burimet e mundshme. Mikro-universet e Ledia Kostandinit dallojne per vetmine qe i karakterizon, nje hapesire e pafundme, e mbushur me komoditet dhe sinqeritet. Stefan Taci eshte paraqitur me nje grup punimesh nga cikli "Bisede me tingujt e Mesdheut". Edicioni i pare i "Ngjyrat e pranveres" kete vit perkon me 100- vjetorin e shpalljes se Pavaresise se vendit.