E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misteri i celesit gjigant te Alfred Mirashit (Milot), ne Firence

Nga Albana Temali/ Itali

Firence, djepi i kultures italiane dhe boterore, djepi qe perkundi gjenite e artit po "perkund" me se fundi edhe talentet shqiptare, te cilet prej vitesh e kane zgjedhur kete qytet si memedhe te dyte. Kete perkujdesje, Firence po ia ofron nje prej talenteve shqiptare Alfred Mirashit apo "Milot" (emer arti, me te cilin tashme njihet ne ambientet artistike) duke pranuar e vleresuar veprat e tij, ne menyren me te mire, ne eventet me te rendesishme artistike te muajve te fundit. Alfred Mirashi Milot, u prezantua me nje ekspozite personale te titulluar "Passepartout", ne galerine "La corte Arte Contemporanea" e organizuar nen kujdesin e Rosanna Tempestini Frizzi e Carolina Orlandini dhe me patronazhin e Ambasadorit te Republikes se Shqiperise ne Itali S.E Llesh Kola. Ne nje Firence nen shi, me qiell plot me re gri, qe i jepnin ketij qyteti mrekullisht te bukur vetem pak melankoli, udhetimi mbi Ponte Vechio drejt vendndodhjes se galerise, ne Via De Corevelli, ne anen tjeter te lumit Arno, shtonin misterin e "Passpartout" te Milotit, e cila na priste ne galerine La Corte Arte Contemporanea. Titulli "Passpartout" i ekspozites ishte huazim i titullit te vepres me te rendesishme te ekspozuar , nje celes gjigant - shumengjyresh, me dimensione 360x120x54 cm, qe ishte i shtire ne dyshemene e salles se madhe te galerise. Nje veper, para se ciles vizitoret e shumte ndalonin hapin e qendronin ne heshtje, si para nje monumenti. Nje celes, pothuaj permendore e nje kohe qe shkoi (evokuar nga forma e deformuar e tij) dhe e nje te tashme (evokuar nga stili). Per te evidentuar "historine" e celesit, jeten e pse jo dhe vleren e tij si ruajtes, artisti kishte preferuar copat e pelhurave ne vend te ngjyres, te cilat te ngjitura siper, mbulonin cdo centimeter te ketij celesi te deformuar, nje objekt tashme per muze, por me nje histori te respektueshme. Simbolikisht nje histori, nje kulture, nje identitet, por qe te izoluara mbeten jashte bote. Kjo ishte pershtypja jone e pare si vizitore, ndersa detaje te tjera mbi vepren e vete artistin na ofroi kritikja e ekspozites, Carolina Orlandini "...Instalimi i prezantuar ne La Corte Arte Contemporanea deshiron te jete nje urim dhe mundesi per hapjen e gjithe dyerve akoma te mbyllura e qe te superohen barrierat drejt asaj/atij qe shpesh perceptohet si i ndryshem d.m.th., si i ashper. Para se gjithash, vete Milot e ka provuar cfare do te thote te takosh kultura kaq afer ose kaq larg si ajo shqiptare dhe italiane. Puna tij, ne fakt, eshte frute i shetitjes se tij, i zbulimit te botes me sy gjithnje te rinj e kurioze. Ne punet e tij sot te ekspozuara shikojme te gjithe gjallerine e nje artisti, qe ka deshire te njohe e te zbuloje shije te reja, kultura te reja, e bote te reja. Ketu gjen pasionin. Ne kete vazhdimesi te tij per t'u ballafaquar me tjetrin, domethene hapja". Vizita jone e shkurter ne "La Corte Arte Contemporanea" u shoqerua nga pritja e ngrohte e te "i zotit te shtepise", Marco Fattori (i cili na befasoi edhe me nje shqiptim te perpikte te fjales "artist shqiptar") e po keshtu te rrethuar nga artiste te tjere shqiptare e te huaj, miq te artistit, gazetare, galerite e koleksioniste arti, familjare e dashamires. U larguam nga Firence, ku shkak u be ekspozita "Passpartout" ku nepermjet veprave te artit na u ofruan nje tjeter dere komunikimi italo-shqiptar. Kjo eshte forca e artit dhe vlera e artistit e ne kete rast, me krenari e themi e nje artisti shqiptar si Alfred Mirashi Milot.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›