E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inaugurohet monumenti i kategorise se 2-te i Babametove ne Gjirokaster

I harruar ne kohe, monumenti i kategorise se 2-te i Babametove ishte ne nje gjendje shume te keqe ndertimore. Pa cati, kjo godine ka qene e ekspozuar ndaj influences se ashper te agjenteve atmosferike. Ndertesa u be subjekt i nderhyrjeve restauruese ne vitin 2009. Perpjekjet per ta restauruar ate u ndermoren nga Fondacioni Suedez "Trashegimia Kulturore pa Kufij" dhe partnereve te saj ne Shqiperi, MTKRS, Drejtorise Rajonale te Kultures Kombetare ne Gjirokaster, Zyres per Administrimin e Qendres Historike te Gjirokastres dhe Organizates per Ruajtjen dhe Zhvillimin e Qytetit te Gjirokastres (GCDO). Procesi i matjes, dokumentimit dhe zhvillimi i gjithe projektit restaurues u perdor si trajnim per arkitekte restauratore te rinj shqiptare. Financimi i procesit te restaurimit u mundesua nga Agjencia Suedeze per Zhvillim dhe Bashkepunim (SIDA), dhe nje pjese e fondeve u mundesua nga Packard Humanities Institute (nepermjet GCDO).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›