E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot i jepet lamtumira e fundit Arbën Xhaferit

Gazeta Shqip

Sot do të zhvillohet ceremonia e varrimit të ish-liderit të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni dhe personalitetit të madh të politikës dhe jetës shqiptare, Arbën Xhaferi.

Partisë Demokratike Shqiptare bëri të ditur se orën 12:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë do të zhvillohet një takim përkujtimor, ndërsa kortezhi për përcjelljen e të ndjerit për në banesën e fundit do të niset nga qendra e Tetovës në orën 13:30 për në varrezat e qytetit.

Personalitete të larta të jetës politike dhe sociale nga Maqedoni, Kosova dhe Shqipëria pritet të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit sot në Tetovë për ti dhënë lamtumirën e fundit patriotit të madh.

Arbën Xhaferi u nda nga jeta pasditen e djeshme, pas disa ditësh në koma si rezultat i një goditjeje cerebrale në tru.

16 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Sot i jepet lamtumira e fundit Arbën Xhaferit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›