Jo analize te analizave Nga Shkelqim Cani
Ekonomia eshte edhe e vogel edhe e madhe. Me ekonomi te vogel, biem te gjithe dakord qe eshte ekonomia e nje familjeje, e cila po te ece perpara, natyrisht qe familja do te kete nje jete me te lumtur, do te kete me shume sherbime. Ndersa nga aspekti i biznesit perseri eshte nje ekonomi e vogel, se behet fjale per nje biznes. Edhe ne kete rast, sa me mire te ece biznesi sa me mire te ece ekonomia, aq me shume fitime dhe sherbime do te kete ky biznes. Aty ku shqiptaret jane disi skeptike, madje qendrojne jo agresive eshte ekonomia e madhe, ajo qe quhet ekonomia kombetare. Eshte e padrejte, sepse shpesh kjo ekonomia e madhe mund t'i jape familjes dhe biznesit shume me teper nga c'jep vete ajo familje dhe ai biznes vetvetes. Ne qofte se ekonomia e madhe, ajo qe quhet ekonomi kombetare do te rritej dhe zhvillohej shume, do te kishim me shume vende pune, do te kishim nje bilanc ose nje buxhet shume me te fuqishem, i cili do te na prodhonte edhe paga me te larta, edhe pensione me te larta. Do te na jepte edhe me shume mbeshtetje per te varfrit dhe shtresat ne nevoje. Do te na krijonte mundesi per me shume rruge, per me shume uje, me shume energji, me shume mjekesi dhe me shume arsim cilesor. Pare nga ky kendveshtrim, gjykoj qe PS ka bere mire qe ne menyre sistematike ka pasur prioritet ekonomine. Une nuk do te bej nje analize te tere ketyre analizave qe ka bere PS, por do t'i referohem vetem Asamblese Kombetare, e cila para tre vjetesh u mor posacerisht me ekonomine. Beme nje analize te ekonomise ne ate kohe. Parashikuam ku do na degdiste kjo qeveri dhe njekohesisht me modesti dhame sugjerime profesionale se cfare duhej bere. Sot pas 3 vjetesh, per fatin tone te keq, realiteti eshte me i hidhur nga sa parashikonim ne. Ne pjesen dermuese per mosveprim te qeverise. Atehere, u akuzuam si njerez te papergjegjshem, deri dhe kriminele. Sot krimi, krimi i organizuar eshte pjese e ekonomise shqiptare. Nuk dallon shume. E kemi te veshtire per ta kuptuar tani, sepse po ndan "karamele" dhe ca "cokollata", por shpejt keto ushunjeza ne ekonomine shqiptare, nese do te lihen, do t'i bejne jashtezakonisht dem ekonomise.
Po pse kjo pamje e zymte e ekonomise, e pare nga kendveshtrimi yne, krahasuar me nje "ekonomi te shkelqyer", te analizuar nga qeveria, me rapsodi mendoj une, se nuk eshte analize ekonomike. Le t'u hedhim nje sy vetem disa prej treguesve ekonomike. Une tere analizen time do ta bej duke iu referuar vetem shifrave zyrtare. Jam dakord me shume prej jush se shifrat qe jep qeveria jane te manipuluara, jane te zbukuruara, realiteti nuk eshte ky, por me mjaftojne shifrat zyrtare per te treguar cfare pranon vete kjo qeveri, se sa keq jemi.
***
Treguesi kryesor, eshte rritja ekonomike. Kjo qeveri ne vitin 2005 ka ardhur ne pushtet duke i premtuar popullit rritje ekonomike 6%. Sot me hidherim themi se rritja ekonomike ne shifer zyrtare eshte 50% me pak. Pra eshte gjysme per gjysme nga premtimi. Ju mund te thoni: Po c'na duhet kjo rritja ekonomike? Na duhet shume, sepse ekonomia eshte e ftohte. Nese do te kishim rritje 6% te ardhurat mesatare te cdo shqiptari do te ishin rritur dyfish ne 12 vjet. Nese ruhet ky nivel ku na ka cuar kjo qeveri, pra 3%, do na duhen 25 vjet per te dyfishuar te ardhurat. Por me keq akoma eshte se sipas shifrave zyrtare, 75% ose 3/4 e kesaj rritjeje prej 3%, ka ardhur nga borxhi i marre dhe nga shitje pasurish.
Meqe po flasim per borxhin une dua te them shume shkurt ca te verteta per kete borxh, qe qeveria nga ana e saj perpiqet me te gjitha menyrat t'i manipuloje apo t'i fshehe. Po na merr frymen, sepse borxhi shqiptar ne 7 vjet qeverisje eshte dyfishuar. Kjo qeveri ka shtuar me 4 miliarde dollare borxhin shqiptareve. Ka rritur edhe koston e borxhit, i cili ka arritur ne ate pike sa askush nuk na jep me borxh. As bankat nuk na japin me borxh. Mendojeni per nje cast sikur ne shtepine tuaj te keni nje nevoje te ngutshme dhe t'i drejtoheni dikujt per te marre borxh dhe te gjithe nga frika se ju nuk e ktheni me borxhin t'ju kthejne krahet. Pagat dhe pensionet, ndryshe nga c'thote qeveria, jane ngritur vetem mbi bazen e borxheve dhe te shitjes se pasurise. Ndersa shlyerja e borxhit me dinakeri eshte vene nga kjo qeveri pas vitit 2013. Qe do te thote se 7 apo 8 vjet prinderit hengren e pine neper mejhane dhe pastaj thone 'per t'i shlyer jane femijet tane'. Por, borxhi ne Shqiperi ka histori edhe me te ashper. Jane me lista borxhesh dhjetera mijera shqiptare, qe marrin ushqimet me liste. Borxhi ka nje histori tjeter. Jane 1 miliarde dollare kredite e parregullta. Nje ne kater kredimarres nuk arrin dot te shlyeje kredine. Ne vitin 2005 keto shifra kane qene 10-12 here me mire.
Ekonomia shqiptare ka humbur gravitetin. Ajo ecen, por eshte ne ajer. Nuk i ka me kembet ne toke. Kur erdhi kjo qeveri perpara 7 vitesh premtoi punesim dhe qindra mije vende pune. Sot realiteti eshte qe ka realizuar minus 4 mije vende pune. Pra, nuk ka hapur asnje vend te ri pune. Buxheti qe eshte trumbetuar nate e dite nga ministri i financave dhe kryeministri per suksese te medha nuk arrin dot ne fund te ketij viti nivelin e vitit 2005, ku e ka marre. 11 vende humbem ne renditjen e ekonomise boterore nga raporti me i fundit nderkombetar.
E ka shume per zemer kryeministri te beje shaka dhe te thote Shqiperia superfuqi. E ka seriozisht. Jemi superfuqi ne korrupsion, ne kapje shteti, krim te organizuar, monopole dhe pasiguri individi e biznesi. Sot mund te "gezojme" vetem nje park industrial, nga gjithe ato parqe te premtuara, qe eshte parku i kazinove, per te shkuar e per te lene edhe ato dy leke kursime qe mund te kene njerezit.
Shume shpejt qeveritaret do t'i drejtohen fshatit per t'i kerkuar voten, per t'i mbushur mendjen qe ata jane te mire. Por, nuk do t'i tregojne te verteten: Qe ne 7 vjet, vetem 1% e buxhetit dhe 1% e kredive kane shkuar ne fshat. 99% e tyre nuk i ka shkuar 50% te popullsise. Pra gjysma e popullsise ka marre vetem 1% te buxhetit. Ulja e varferise kuptohet qe eshte nje blof, se ajo ulet nepermjet punesimit.
Le t'i kthehemi edhe njehere shifrave zyrtare per rritjen ekonomike. Qeveria pretendon se e ka rritur ekonomine me 50%. Po e pranojme si shifer. Por, le te shikojme edhe nje statistike tjeter. Sa jane rritur importet, jo si shifer, por si sasi. Importet jane baras me vleren e vitit 2005. Ju kujtohet se kjo qeveri erdhi me korrupsionin e madh qe behej ne dogana. Sot pas 7 vjeteve, importohen aq sa c'importoheshin ne vitin 2005. Ne menyre figurative situata mund te shpjegohej keshtu. Qeveria thote: Ne 7 vjet ju kam ndertuar nje pallat 10-katesh, si dhe qeverite e tjera paraardhese, por edhe nje pallat tjeter shtese me 5 kate. Pra gjithsej 15 kate, por materiale ndertimi, tulla, llac, beton etj., kam perdorur sa per nje 10 katesh. Atehere 5 katet e tjera me cfare jane ndertuar?Ne keto kushte qeveria ka dy mundesi: Ose te thote ju genjeva dhe pallati nuk eshte 15-katesh, ose te thote se e kam ndertuar pallatin me materiale te vjedhura. Pra, ose do thote jam qeveri hajdute, ose do thote jam qeveri mashtruese. Cilen te doje le te zgjedhe, per ne eshte nje opsion i hapur.
Ka rene fuqia blerese. Zakonisht krimineli zhduket ne drejtim te paditur. Ketu u kap menjehere fajtori. Ai sipas qeverise eshte populli, qe nuk do te bleje. Pra, ne na akuzon qeverie se nuk duam te blejme me shume ushqime dhe me cilesore, nuk duam te blejme veshje te reja, nuk duam shtepi te reja etj. Por edhe ne kete rast qeveria nuk tregon te verteten. Ajo cirret se ne 7 vjet ka rritur me 50% pagat, por nuk thote se ne te njejten kohe i ka rritur cmimet me 70%. Pra, me njeren dore ua ka dhene 50 leke, por me tjetren ju ka marre 70 leke qytetareve. E cfare mund te blejne ata, kur kane 20 leke me pak.
Ne Shqiperi shteti nuk pyet me per popullin. Uji mungon ne sasi e ne cilesi, energjia nuk vjen kurre me voltazhin e duhur dhe nderpritet kur t'i teket CEZ-it, ndersa cmimet e ketyre artikujve baze jane dy dhe trefishuar. Sistemi energjetik eshte prane kaosit, prane kolapsit. Ne vitet e tjera me hile i eshte lene qeverise qe do te vije qe te shumefishoje cmimet, per arsye se eshte ulur cmimi i KESH-it. Nafta ka me shume uje se sa nafte. Qeveria nuk e kontrollon. Thote cmimet jane ne dore te tregut. E vertete. Po cilesia, te cilen e keni per detyrim ta kontrolloni? Asnje kontroll. Po arsimi qe eshte ne degradim? Nje diplome false beri rremuje ne Shqiperi. Nuk eshte 1. Jane mijera diploma qe ndahen ashtu. Eshte roli i shtetit per ta penguar. Per spitalet eshte e kote t'u flas. Kujt i ka rene radha per te shkuar aty e ka pare vete se gjendja eshte skandaloze. Kemi ushqime e ilace te skaduara. Qeveria ben hicin, ben sikur nuk i sheh. Te gjitha keto jane detyrime te qeverise.
Ku po shkojme ne 2013? Ju kujtoni se keto te paraqitura ne kete skice do te jene rruget per ne Evrope. Nje drejtim tregon park kazinosh, nje tjeter tregon kriminalitetin, tjetri shit pasuri-bli vota, ky drejtimi tjeter tregon korrupsionin, ndersa me sakte eshte Lazarat. Pra, qe qeveria te kthehet ne hicqeverisje, ku s'ka qeveri dhe pastaj drejtimi tjeter eshte varianti grek. A do ta leme kete gjendje te na coje ne keto drejtime? JO.
Rrugezgjidhjet:
1. Marrja e pushtetit ne 2013, vetem kundrejt nje inventari te sakte dhe te perpikte te gjendjes. Personat fajtore, abuzues, mashtrues t'i cohen drejtesise;
2. Marredhenie te riformatuara me biznesin. Biznesi partner i qeverise, por jo ai korruptiv, jo ai i oborrit dhe jo ai kriminal. Keta t'i shkojne drejtesise.
3. Fshati nuk mund te lihet ne kete gjendje mjerane ku eshte katandisur. Do te pesefishojme buxhetin per fshatin, por edhe kredite per fshatin.
Ne Shqiperi askush nuk beson te qeveria, askush nuk beson te drejtesia, as tek mjeku dhe as te fqinji. As vetes nuk i besojme. Duhet kthyer besimi i popullit tek qeveria dhe shteti. Lufte krimit te organizuar, korrupsionit, monopoleve, per te dale me permiresim mbi mesataren e rajonit brenda mandatit te pare qeverises. Dore e hekurt do te perdoret ne zbatimin e ligjit per mbrojtjen e konsumatorit. Nuk mund te lejohet konsumatori i hedhur nga anija ne dallget e detit. Punesimi eshte prioritet i prioriteteve. Varferia zhduket vetem me punesim. Natyrisht qe behet fjale edhe per reformim te sistemit financiar. E dime qe ekonomia eshte ne udhekryq. PS e ka udherrefyesin. Doktor Adhamudhi thoshte: E ke semure njerin sy, kerreje te shpetosh tjetrin. Ne urgjentisht duhet te kerrejme doktorin, qe te shpetojme ekonomine.