E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqiptaret nderojne patriotet e tyre Eva Gjura



100-vjetori i Pavaresise ka mblledhur bashke pinjollet e familjeve patriotike te Hasan Prishtines, Isa Boletinit dhe te Haxhi Zekes. Pasardhesit e ketyre familjeve patriotike kosovare ndodhen ne Tirane ne kuader te bashkepunimit per nje sere aktivitetesh kulturore qe do te realizohen me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise. Gjithashtu, pinjollet e ketyre familjeve patriotike jane pritur dje edhe nga Kryeministri Berisha. Duke i uruar perzemersisht mireseardhjen, Kryeministri Berisha ka shprehur kenaqesine qe priste ne kete takim pasardhes se burrave te medhenj te kombit, te cilet me kontributin e tyre te rendesishem si udheheqes te kryengritjeve shqiptare per liri, ne Kosove dhe treva te tjera, me perpjekjet e tyre heroike, lane gjurme te pashlyera ne historine e kombit shqiptar, duke i paraprire pavaresise. Ne biseden me miqte, Kryeministri Berisha risolli ne kujtese ngjarjet me te rendesishme te shenuara ne rrugen e shqiptareve per liri dhe pavaresi dhe u shpreh se festa e 100-vjetorit te Pavaresise, do te shnderrohet ne festen e rivleresimit dhe nderimit te madh per te gjithe ata, te cilet bene te mundur kete dite. Nga ana e tyre, pinjollet e familjeve te patrioteve shqiptare falenderuan Kryeministrin Berisha per mikpritjen, si dhe per vleresimin dhe nderimin qe Kryeministri dhe qeveria shqiptare i kane bere kontributit historik te ketyre heronjve te kombit. Ata e ftuan Kryeministrin Berisha ne Shkup, ku ne muajin tetor do te vendoset shtatorja e heroit Hasan Prishtina, si dhe do te zhvillohen nje seri aktivitetesh te tjera kulturore. Qe nga fillimi i ketij viti, qeveria shqiptare ka nisur pergatitjet e 100-vjetorit te Pavaresise. Pergatitje, te cilat do te kulmojne me 28 nentor diten e Pavaresise. Per organizimin e aktiviteteve, qeveria ka ngritur nje komitet shteteror per 100-vjetorin e Pavaresise. Ne mbledhjen e fundit te ketij komiteti jane marre disa vendime te rendesishme. Komiteti ka vendosur q? monumenti i Ismail Qemalit, i autorit Odise Paskali, i cili aktualisht ndodhet ne Muzeun Historik Kombetar, te zhvendoset nga ky Muze dhe te vendoset ne vendvendosjen e aprovuar me pare nga Komiteti, ne lulishten ne kryqezimin e Bulevardit "Deshmoret e Kombit" me rrugen "Ismail Qemali". Ndersa monumenti i Ismail Qemalit, me autor Veli Blakcori, do te vendoset ne Muzeun Historik Kombetar. Komiteti ka aprovuar rikonceptimin e sheshit te Vlores. Komiteti ka aprovuar edhe projektin per mauzoleumin kushtuar Nenes Mbretereshe dhe u kerkua te hapet menjehere tenderi per realizimin e tij. Gjithashtu, jane duke u bere dhe nje sere pergatitjesh te tjera per festimin e kesaj dite jubilare per shqiptaret kudo qe ndodhen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›