Gjobë të madhe kompanisë CEZ

Shuma i është vënë kompanisë për shkak se nuk ka importuar sasinë e energjisë në masën për të mbuluar nivelin e lartë të humbjeve. Kjo ka detyruar Korporatën Energjetike Shqiptare që të rrisë prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet, në një kohë që rezervat ujore janë të pamjaftueshme për shkak të mungesës së reshjeve.
Gjithashtu, CEZ-i nuk ka respektuar kontratën për të importuar sasinë e energjisë që humb në rrjet dhe ky fenomen edhe vjet shkaktoi problem në financat e KESH-it. Nga ana tjetër, niveli i humbjeve vjen në rritje nga viti në vit, çka tregon se masat që ka marrë CEZ, duke u ndërprerë energjinë atyre që nuk paguajnë, është e pamjaftueshme. Kompania CEZ për shkak të gjendjes së vështirë financiare prej 14 ditësh ka ndërprerë importin. CEZ-i u ka borxh KESH-it dhe OST rreth 70 milionë euro.
Në muajin Gusht ERE vendosi që CEZ-i duhet të importojë deri në fund të vitit një sasi prej 155 MW energji për të mbuluar nivelin e humbjeve. Ligji "Për energjinë" parashikon se nëse CEZ-i nuk plotëson detyrimin ligjor për të importuar energji në sasinë e nivelit të humbjeve, ERE ka detyrim ligjor të marrë sanksione, fillimisht me gjobë dhe më pas, masa të tjera më të rënda./Start/
2012-09-15 16:28