E Diel, 1 Nëntor 2026

Të nderuar punonjës në naftës, Per ne vazhdoni te jeni te rendesishem, pavaresisht nga teknologjia e vejeteruar dhe veshtiresite e ristrukturimit dhe te menaxhimit per te arritur qe dhe komapni q

Të nderuar punonjës në naftës,
Per ne vazhdoni te jeni te rendesishem, pavaresisht nga teknologjia e vejeteruar dhe veshtiresite e ristrukturimit dhe te menaxhimit per te arritur qe dhe komapni qe aktivizojne resurse te rendesishme vendase te jane kompetitive ne tregun, jo vetem kombetar dhe, natyrisht kjo nuk mund te jete jashte strategjise te energjetikes kombetare dhe jashte te gjitha nderhyrjeve, investimeve, ristrukturimeve qe Qeveria po synon per ta bere vendin te mbeshtetur energjetikisht ne programe te rritjes se qendrueshme ekonomike.

Erdha sot, ne këtë takim me ju, pikërisht këtu në Patos, pasi Shqipëria ka nevoja dhe mundësi të dalë përfundimisht nga kriza energjetike mbeshtetur edhe ne resurset vendase, duke plotësuar nevojat reale të tregut vendas edhe mbi bazen e programeve te perfshirjes se sistemit ne trgegjet energjetike rajonale dhe globale.
Po e them që në fillim, edhe nga diskutimi paraprak qe zhvilluam, se duket se ka nevoje per nje studim me te integruar per zgjidhjen e ketyre problemeve, sepse ka ende coroditje në trajtimin e sektorit energjetik si nje i tere, ka ende, sic evidentuat edhe ju, per trajtime metafizike dhe, sipas rasteve të vecanta, ne hidrokarbure, energjinë elektrike, burimet hidro, ato termo, apo burime të tjera të rinovueshme, të cilat vendi ynë i disponon dhe i shfrytezon pak ose aspak. Me këtë dua të them se, ka ardhur koha që sistemi energjetik shqiptar të trajtohet si një i tëri, me një strategji ku kombinohet shfrytëzimi i programuar i të gjitha elementeve të energjisë. Nafta nuk mund të përdoret vetëm si lende djegese per konsumatore te vegjel, apo gjeneratorët individuale, ashtu si energjia elektrike e prodhuar nga burimet hidro, nuk mund të mos jetë pjesë e bilancit kombëtar të energjisë. Ka ardhur momenti për të hequr dorë nga "strategjimania" për cdo sektor, burim apo njësi prodhuese ose ekonomike, duke integruar në një bilanc kombëtar të gjitha burimet e përdorshme të energjisë. Nuk mundet të lejohet më që, dy burimet kryesore strategjike të energjisë kombetare të konfliktojne apo bllokojne njëri – tjetrin:Hidroenergjia ose KESH-i dhe nafta, ose Albpetroli.

Une besoj se kemi te njejtin mendim dhe arsyetim profesional dhe ekonimik, se nuk mund te kete zgjidhje vetëm për naftën, por kerkohet nje zgjidhje e integruar dhe integrale të burimeve dhe sistemeve energjetike në nivel kombëtar, duke arsyetauar me parametrat e konkurimit, te integrimit qe na imponojne dhe siparmarrjet apo infrastrukturat energjetike te rajonit dhe me gjere.

Duke u ndalur në mënyrë të vecantë në industrinë e naftës dua të shpreh shqetësimin tim dhe të Qeverisë për një mospërputhje shume kritike mes investimeve publike apo private dhe rezultateve qe duhet të arrihen respektivisht. Investimet e vitit 2001 janë 4 herë më shumë se ato të vitit 1998, por të pa reflektuara në rritjen e prodhimit për vitin 2002, i cili pritet, deri në dhjetor, 350 mijë ton, ose 14 mijë ton më pak se viti 1998.

Ky sektor nuk është i rëndësishëm vetëm se mban të punësuar 8 mijë vetë, nga te cilet 4.500 ketu, por sepse ka një impakt shumë të rëndësishëm në mbështetjen e prodhimit vendas dhe të reduktimit të deficitit të bilencit të tregtisë së jashtme.
Duke analizuar shifrat e investimeve publike dhe private për sektorin e naftës në raport me prodhimin, konstatohet një mungesë e theksuar eficence. Në sektorin e naftës janë investuar rreth 360 milion dollarë për kërkime, ndërsa kuotat e prodhimit pothuajse nuk kanë ndryshuar fare për njësi investimi. Me këtë do t'i sugjeroja drejtuesve të sektorit dhe eksperteve të shohin mundësinë për të stimuluar më tej investimet e huaja direkte, efikasitetin e te cilave sapo i prekem me dore, në rritjen e koeficientëve të shfrytëzimit të vendburimeve ekzistuese, duke krijuar ne Qeveri dhe ne Parlament hapesira me nxitese ligjore per forma me atraktive per pjesemarrjen e investimeve te huaja direkte private. Një masë e tillë do të japë impakt direkt në modernizimin e teknologjisë së nxjerrjes së naftës, në eleminimin e ndotjes së mëtejshme të mjedisit pranë puseve, në kualifikimin e fuqisë punëtore, sepse edhe ne na u be zemra mal kur kontraktori Premier Oil, si dhe nje kompani shqiptare, punonte ne standarte fare te pranueshme per ta, jam i bindur qe ata jane punetore te naftes, jane pjese e aseteve dhe resurseve te krijuara nga industria shqiptare e naftes, nje forme tjeter menaxhimi dhe stimulimi qe sjell ne parametrat e konkurences se sotme.
Sfidat e industrisë shqiptare të naftës dhe gazit nuk janë vetëm teknologjia e prapambetur apo prodhimi i ulët, por edhe përballimi i konkurencës së sipërmarrjes private që po avancon në iniciativat e veta, shume agresive. Sot janë rreth 65 kompani pritave që operojnë në tregun e karburanteve te vendit. Shqipëria po insiston të bëhet pjesë e rrjeteve rajonale apo kontinentale të naftës dhe gazit, ndërkohë kur kanë nisur procedurat e aprovimit për një qendër të depozitimit të nënprodukteve të naftës në qytetin e Vlorës, ne nje nga kompanite me te medha globale qe eshte Italomena qe do te behet Italoalbaneze, e cila do të ketë një ndikim jo të vogël në tregun e brendëshëm. I theksova këto elementë për të kuptuar së bashku se sektori i energjisë në përgjithësi dhe i naftës në vecanti nuk mund të zhvillohen me praktika subvencioniste apo asistencialiste.

Ky sektor duhet të nisë urgjentisht një reformë transformuese për të përballuar sfidat e hapjes dhe liberalizimit të tregjeve në realitetet globale ku vendi po integrohet, në ristrukturimin ekonomik të sektorit energjetik dhe privatizimin e tij sipas një modeli të integruar.

Të dhënat tregojnë qartë se Shqipëria është e pasur në burime energjetike, përfshi edhe naftën. Ajo që konstatohet është se ende nuk ka një koncept të qartë të shfrytëzimit të këtyre burimeve për përballimin e nevojave të vendit dhe për shkëmbim apo eksport në tregjet e huaja. Kjo reformë nuk kryhet dot për një muaj dhe as për një vit, por programet dhe nderhyrjet mund te jene imediate. Ministritë e Ekonomisë dhe të Industrisë dhe Energjetikës së bashku me institucionet e tyre të vartësisë duhet të japin, ne pak jave, një përgjigje përfundimtare, jo thjesht për ngarkesen e madhe me punetore te talentuar qe duhet te trajtohen si asistencialiste, ne nafte apo ne KESH, për të ardhmen e një sektori strategjik sic është energjia me ndikime stimulative ose prohibitive ne varesi me skenarin e zhvillimit qe do te mbeshtesim per gjithe vendin, per ekonomine, per nivelet e trajtimit social si dhe per nivelet e konkurimit ne rajon dhe ne BE.

U perpoqa te jap ne sinteze, nje pasqyre te njohjes dhe te vlerësimit tim per shqetësimet e punonjësve dhe specialistëve të naftës, por kam bindjen se shqyrtimi i tyre në një kontekst të shkëputur nga filosofia që po diskutojmë, nuk sjell vecse efektet e derisotme stanjative.
Zgjidhjet e integruara dhe të qëndrueshme për gjithë sektorin energjetik do të përmirësojnë, jo vetëm standartet e punës dhe të shpërblimit të punonjësve të këtyre sektorëve, por dhe standartet e kerkeses dhe te presingut ndaj njeri – tjetrit per pershpejtimin edhe zgjidhjen ligjore ne kushtet e ekonomise se tregut. Une nuk shoh mundesi dhe vizion tjeter per te kapercyer ne substance ngushticen energjetike ne vend dhe prandaj dua te nenvizoj mbeshtetjen dhe vemendjen e vecante te Qeverise per naften, krahas energjetikes ne pergjithesi, sepse edhe kondicionalitetet me agresive Qeveria dhe Shqiperia i kane nga institucionet financiare nderkombetare gjithashtu, te perqendruara te prioriteti absolut, energjia. Kjo eshte edhe arsyeja qe mbeshtetja kryesore ne Buxhetin 2003, i jepet energjise dhe me sa duket ne duhet te vazhdojme te studiojme dhe te krijojme stimuj te rinj, qe jo vetem te mos harrohen resurset e sh.a–ve, jo vetem te mos rishfaqet papritmas koncepti qe buxheti te investoje ne sh.a, per operacione profesionale dhe kurajoze nga pikpamja ligjore, per te pakten bllokimin e borxheve te vdekura dhe pastrimin e atyre qe sjellin kosto multiplikative te clirojne iniciativen sipermarrese te ketyre ndermarrjeve te rendesishme te sektorit publik.

Duke ju uruar punë të mbarë dua të nënvizoj mbështetjen time të vecantë të sektorit të naftës, si një pjesë shumë e rëndësishme e pasurisë energjetike të Shqipërisë.
Punë të mbarë!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›