Hoxhaj: Ahtisaari prodhon stabilitet, Serbia të njohë Kosovën
PRISHTINË- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj, në një intervistë për agjencinë italiane ANSA ka thënë se e vetmja rrugë për pajtim në Ballkan është që Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës, përderisa pakoja e Ahtisaarit prodhon stabilitet në Ballkan.
“Falë Planit të Ahtisaarit, përfaqësuesit special të Kombeve të Bashkuara, të drejtat e minoritetit serb në Kosovë garantohen më shumë se në çdo shtet tjetër në Evropë”,- ka deklaruar Hoxhaj.
Ministri kosovar ka akuzuar Beogradin zyrtar se po vendos bllokada në iniciativa rajonale.
“Beogradi duhet të ndalet të luftojë Qeverinë e Kosovës, duhet të ndal bllokimin e Kosovës nëpër iniciativa rajonale që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ekonomik dhe në fushën e sigurisë”,- deklaroi ministri Hoxhaj.
Në këtë drejtim ministri i Jashtëm i Kosovës ka më shumë mbështetje nga Bashkimi Europian, pasi sipas tij procesi i njohejs po ecën ngadalë, pasi pesë shtetet anëtare të BE-së ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.
(e.m/BalkanWeb)