Shkrumbohet makina e emigrantit ne Vlore
Një makinë e shkrumbuar është gjendur në orët e para të ditës e shtunë, në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Sipas burimeve të cilat ndodhen në vendin e ngjarjes, mësohet se një makinë luksoze me targa angleze, në pronësi të shtetasit me iniciale E. Z., është djegur plotësisht. Mësohet se ky shtetas është me banim në Itali.
Efektivët e policisë deklarojnë se zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme. Për fat, zjarri nuk ka shkaktuar dëmtime në zonën përreth apo persona të lënduar. Një grup hetimor i ngritur për ngjarjen ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun dhe autorësinë.