Rama fton personalisht qytetarët në protestë
Edi Rama ka shpërndarë personalisht ftesa në një nga lagjet e Tiranës për pjesëmarrje në protestën e 20 nëntorit në kryeqytetet. Gjatë takimit me banorë të zonës së Komunës së Parisit, kryesocialisti ka akuzuar kryeministrin Berisha se mohoi rolin që ka patur opozita në anëtarësimin në NATO. Protesta e Tiranës vjen pas një turi të zhvilluar në rrethe. Por ashtu si në ndalesat e tjera të këtij turi, deputetët socialistë kritikë të Ramës nuk do të marrin pjesë as në këtë protestë. Të kontaktuar nga Tv Klan, ata shpjeguan se nuk do ta mbështesin këtë protestë për aq kohë sa lidershipi ka zgjedhur rrugën në vend të parlamentit. Burime brenda Lëvizjes për Mendimin ndryshe bëjnë me dije se pas 20 nëntorit do të marrin edhe një vendim zyrtar për thyerjen e bojkotit.