E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, masa e sigurisë për 6 grabitësit e kazinove

Sot pritet të jepet masa e sigurisë për 6 grabitësit e kazinove, të cilët u arrestuan 4 ditë më parë nga policia e Tiranës. Të arrestuarit, Bejo Pasha 24 vjeç, Niklovan Curraj 25 vjeç, Jonida Curraj 21 vjeç, Ani Rrapaj dhe Ilirian Ilimica, kanë mbërritur në ambientet e gjykatës.
 

Grupi kriminal u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Pritja e gjatë”, dhe arrestimi i tyre u bë pasi ata akuzohen për një seri vjedhjesh në kryeqytet.

Në vjedhjen e fundit, grabitësit thirrjes së policisë për tu dorëzuar i janë përgjigjur me zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit është plagosur edhe një efektiv policie si dhe dy prej grabitësit dhe përkatësisht shtetasit Bejo Pasha dhe Niklovan Curraj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›