Shtyhet me 20 ditë, masa e arrestit, për drejtorin e “Qemal Stafës”

Është shtyrë me 20 ditë, masa e arrestit për drejtorin e stadiumit “Qemal Stafa”, Gazmend Sallaku. Arrestimi i tij është bërë më datën 15 gusht, pasi akuzohet për korrupsion. Masa e parë e sigurisë ndaj Sallakut ishte 20 ditë burg.
Sallaku është arrestuar për marrje ryshfeti për dhënien me qera të objekteve, që ndodhen në brendësi të stadiumit “Qemal Stafa”. Arrestimi i tij është bërë në muajin gusht, nga sektori kundër krimit ekonomik.