E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano liroi sot nga detyra Drejtoreshen e Agjensise Kombetare te Privatizimit Kozeta Fino dhe emeroi ne kete detyre zotin Zihni Beqiraj. Me kete veprim Kryeministri synon forcimin e

Kryeministri Fatos Nano liroi sot nga detyra Drejtoreshen e Agjensise Kombetare te Privatizimit Kozeta Fino dhe emeroi ne kete detyre zotin Zihni Beqiraj.
Me kete veprim Kryeministri synon forcimin e autoritetit te ligjit, rritjen e transparences dhe mbylljen e rrugeve qe çojne ne abuzime në këtë funksion të administrimit të ekonomisë publike.
Z.Beqiraj vjen ne kete detyre te rendesishme pas nje eksperience te gjate e te vleresuar pune ne administraten shteterore dhe si deputet i Kuvendit te Shqiperise ne legjislaturen e kaluar.
Integriteti dhe eksperienca e tij vleresohen nga Kryeministri si garanci suplementare për monitorimin ligjor nga qeveria të procedurave te privatizimit në të ardhmen në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore dhe me publikun.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›