E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot mbushen 21 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike

21 vjet më parë u themelua Partia Demokratike e Shqipërisë, subjekti i parë politik opozitar, në një kohë që vendi drejtohej nga komunistët. Vetëm 4 ditë pas nisjes së Lëvizjes Studentore, më 8 dhjetor, intelektualët, studentët, punëtorët vendosën mbledhjen e firmave që më pas u depozituan në Ministrinë e Drejtësisë për legalizimin e PD-së.
 

Studentë që prej ditësh ishin në protesta dhe pedagogët që iu bashkuan kësaj lëvizjeje në datën 12 dhjetor vendosen që emri i partisë të ishte Partia Demokratike dhe krijimi i saj u shpall në Qytetin Studenti në një miting që u mbajt po këtë ditë në orën 16.00.
 

Në datat 14-15-16 dhjetor u hartua dhe u përfundua statuti dhe më datën 17 Dhjetor doli edhe dekreti për lejimin e partive të tjera politike. Legalizimi i Partisë Demokratike u bë në 19 dhjetor një lajm që i gjeti themeluesit në Qytetin Studenti dhe që u festua me një miting në sheshin që sot mban emrin “Demokracia”.
 

Azem Hajdari ishte i pari drejtues i Partisë Demokratike pasi ai u vu në krye të komisionit nismëtar. Ndërkohë që në shkurt të vitit 1991 kryetari i partisë u zgjodh Sali Berisha njeriu i cili e drejton këtë forcë politike edhe sot.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›