Shkolla e Policisë, përfundon testimi me shkrim për 436 kandidatet femra
Policia e Shtetit përmes një njoftimi për shtyp ka bërë me dije se sot në ambjentet e Qendrës së Formimit Policor, Tiranë zhvilluan testimim me shkrim kandidatet femra të Qarqeve Durrës, Dibër, Fier,Vlorë (pjesa e parë), Berat dhe Tiranë (pjesa e tretë), të cilat kanë aplikuar për të ndjekur Shkollën Bazë të Policisë për "Patrullë të Përgjithshme".
Gjatë testimit me shkrim morën pjesë 436 kandidate femra, të cilat kanë aplikuar gjatë fushatës së posaçme të hapur për rekrutimin vetëm të kandidateve femra, me synim rritjen e numrit të punonjëseve femra në rradhët e Policisë së Shtetit.
Në përfundim të testimit me shkrim u shpallën fituese 59 prej tyre, të cilat grumbulluan mbi 60 pikë gjatë testimit.
Korrigjimi i testimi ashtu sikundër dhe herët e tjera është bërë me skaner dhe kandidatet janë njohur me rezultatin e arritur. Kandidatet që u shpallën fituese të testimit me shkrim do t`i nënshtrohen fazave të tjera të konkurrimit.
Me datë 14.12.2011, ora 11.00`, në Stadiumin "Qemal Stafa" do të zhvillohet testimi fizik i tyre dhe pjesëmarrëset duhet të kenë me vehte fletën e pranimit në testin me shkrim dhe kartelën shëndetësore
të lëshuar nga mjeku i familjes, pasi në të kundërt nuk do të pranohen për t`u futur në garat e testimit fizik. (Kandidatet të paraqiten me kostum sportiv.) Lista e pikëve të grumbulluara nga kandidatet femra që iu nënshtruan sot testimit me shkrim, do të publikohet dhe në faqen e internetit të Policisë së Shtetit www.asp.gov.al.
Kujtojmë gjithashtu që më datë 12 dhjetor 2011, do të zhvillohet testimi me shkrim i kandidateve nga Qarqet Vlorë (pjesa e dytë),Kukës, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Lezhë dhe Shkodër sipas këtij
përcaktimi:
- Në orën 07:00 do të paraqiten për t`iu nënshtruar testimit me shkrim kandidatet e qarkut Vlorë (pjesa e dytë) me kodin e aplikimit 1101-1121, kandidatet e qarkut Kukës (pjesa e parë) me kodin e
aplikimit 1331-1375 dhe gjithë aplikantet e qarqeve Gjiirokastër,Shkodër e Lezhë.
- Në orën 11:00 do të paraqiten për t`iu nënshtruar testimit me shkrim kandidatet e qarkut Kukës (pjesa e dytë) me kodin e aplikimit 1376-1418, si dhe gjithë aplikantet e qarqeve Elbasan dhe Korçë.
Lista e kandidateve sipas qarqeve dhe kodi i aplikimit është shpallur dhe në faqen e internetit të Policisë së Shtetit.
Kandidatet duhet të paraqiten pranë Drejtorive të Policisë në Qarqe, ku kanë aplikuar, për t`u pajisur me fletën e pranimit në testin me shkrim dhe kodin e aplikantit, të cilat duhet t`i kenë me vete ditën ezhvillimit të testimin me shkrim.
Policia e Shtetit, përmes këtij procesi që është ndërtuar bazuar në metodat më të mira perëndimore, synon përzgjedhjen e kandidateve sa më cilësore për të shërbyer si punonjëse policie. Është objektiv parësor i Policisë së Shtetit të përzgjedhë vetëm kandidatet e kualifikuara si më të mirat, përcaktuar nga një proces i drejtë, transparent dhe i plotë përzgjedhje, në mënyrë që të përmbushë me sukses misionin e saj dhe të sigurojë një shërbim cilësor për qytetarët.
Pikët e grumbulluara nga kandidatet femra, që iu nënshtruan testimit me shkrim sot, datë 11.12.2011, konsiderohen fituese kandidatet deri në numrin rendor 59.
Çdo material i nevojshëm për fazat e përzgjedhjes së kandidateve do të publikohet në faqen e internetit të Policisë së Shtetit www.asp.gov.al.