Komisioni Europian: PD-PS të noterizojnë paktin, ky është shansi i fundit
Komisioni Europian nëpërmjet një letre i kërkon qeverisë shqiptare dhe Komisionit Parlamentar të Integrimit të bashkojnë përpjekjet në realizimin e planit të veprimit ekzistues në realizimin e 12 prioriteve. Stefano Sannino evidenton punën e bërë deri më tani duke kërkuar që përpjekjet e deritanishme të vijojnë në përmbushjen e sukseshme të 12 prioriteve e në veçanti atyre që kërkojnë konsensusin mes mazhorancës dhe opozitës.
“Eshtë me rëndësi që Ministria e Integrimit dhe Komisioni Parlamentar për Integrimin, të rishikojnë dhe rifreskojnë Planin e Veprimit i cili duhet të marrë miratimin e Komisionit Parlamentar. Ky rishikim dhe rifreskim do të shërbejë në ndërtimin e një kalendari pune dhe masash për tu implementuar, shkruan Sannino.
Saninno thekson në letër se për të gjitha hapat e ndërrmara nga pala shqiptare duhet të informohet Komisioni Europian në mënyrë perioidike për të patur më të lehtë monitorimin e progresit të këtij procesi për 12 prioritetet. Komisioni Europian shpreh gadishmërinë e ndihmës në aspektet teknike duke ofruar asistencë teknike dhe takime të ndërsjellta për ato çështje thelbësore të këtyre prioriteve./ora-news