E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australia, 2.8 milionë dollarë për blerjen e ujit

Australia do të shpenzojë 2.8 milionë dollarë për blerjen e ujit për produktet bujqësore që do të ndihmojë rikonstruimin e degëve të lumenjve të cilat janë goditur nga thatësira në pjesën jugperëndimore të vendit. Autoritetet publikuan një listë të gjatë të masave për mbrojtjen e mjedisit si pjesë e fushatës parazgjedhore për para zgjedhjeve parlamentare të 21 gushtit.
"Do të blejmë ujin e nevojshëm për produktet bujqësore, për t'i kthyer në gjendjen e mëparshme lumenjtë", tha zëvendëskryeministrja e Australisë, Xhulia Gijard.
Deri tani Qeveria shpenzoi më shumë se një milion dollarë për blerjen e ujit. Disa deputetë kanë kërkuar nga pushteti ekzekutiv qendror që ta marrë përsipër menaxhimin e resurseve të ujit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›