Durrës, të shtëna me armë nëlokal, plagosen 2 vëllezër
DURRES- Rreth orës 21:40 të mbrëmjes dy vëllezër kanë mbetur të plagosur, pasi 1 person i shoqëruar nga vëllai i tij ka shtënë me armë në drejtim të tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Shën Vlash të Durrësit, ku vëllezërit ndodheshin të ulur në një lokal. Plagosja mësohet të jetë bërë për motive pronësie.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke identifikuar vëllezërit e plagosur si K. Muka 30-vjec dhe F. Muka 35- vjec, të cilët pas plagosjes janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Durrësit.
Po sipas burimeve të policisë, bëhet e ditur se është identifikuar edhe autori i plagosjes, ai është Ymer Shala. Policia ka mundur ta ndalojë në banesën e tij.(m.a/BalkanWeb)