E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot nata e dytë e Festivalit të Gjirokastrës

Ka nisur në Gjirokastër Festivali Folklorik i Këngës dhe Valles Popullore. Pritja e artistëve është bërë në sheshin kryesor të qytetit me një ceremoni krejt të veçantë. Në një formë tradicionale, një tellall u ka uruar mirëseardhjen grupeve artistike, por edhe personaliteteve të ndryshme të pranishme në këtë eveniment. Më pas asamblet folklorike, kanë kaluar përmes qytetit, rrugët e të cilit janë përfshirë nga një atmosferë festive. Ata i janë drejtuar kalasë së qytetit, ku dhe janë përshendetur nga ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri, i cili ka dhënë mbështetjen e plotë për këtë eveniment të madh të kulturës shqiptare.
Në natën e parë të festivalit në skenë janë ngjitur grupet artistike të Tiranës, Korçës dhe Kosovës. Pas tyre do të performojnë për 5 ditë me rradhë grupe nga i gjithë vendi dhe mbarë trevat shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›