E Diel, 1 Nëntor 2026

Teatri Kombëtar nis sezonin artistik

“Antigona kërkon të atin” është premiera më e re e dramës shqipe që do të çelë më 25 shtator sezonin artistik në Teatrin Kombëtar. Përtej Antigonës së Sofokliut që rreket me mish e shpirt kundër vullnetit të mbretit, të varrosë eshtrat e të vëllait të vrarë, Antigona shqiptare, shkruar nga regjisori Mihal Luarasi, rrëfen përpjekjet e saj për të gjetur eshtrat e të atit, të ekzekutuar pa gjyq në kohën e diktaturës komuniste, një lëngatë e pashtershme e sa e sa njerëzve që kanë humbur eshtrat e të parëve të vet.
Bashkë me premierën e parë të sezonit teatror, drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami prezanton edhe disa nga shfaqjet e këtij sezoni, pjesë të kalendarit artistik që është në përgatitje e sipër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›