Sot në Bundestag kredia greke. Shtypi: Greqia klient armësh
BERLIN - Sot pasdite, parlamenti gjerman do të votojë për miratimin e paketës së ndihmës për Greqinë.
Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schauble shprehu besimin e tij se parlamenti gjerman do të votojë në favor të kredisë së dytë për Greqinë, me vlerë 130 miliardë euro.
Gjatë një interviste në periferi të mbledhjes së ministrave të financave të G20 në Meksikë, Schauble tha: "Do ta marrim mbështetjen e nevojshme në parlament të hënën”. Ai shprehu pikëpamjen se FMN do të sigurojë mbështetjen për paketën e re të ndihmës për Greqinë.
Edhe kreu i Social Demokratëve Gabriel Zigkmar tha për një gazetë gjermane se partia e tij do të "miratojë paketën e shpëtimit në një shumicë të konsiderueshme", dhe shtoi se "falimentimi i Greqisë do të ketë pasoja të pallogaritshme."
Në të njëjtën kohë, gazeta "Bild" iu bën thirrje deputetëve gjermanë të votojnë kundër paketës së ndihmës së dytë për Greqinë. Gazeta ka publikuar një sondazh, rezultatet e të cilit dëshmojnë se 63% e qytetarëve gjermanë nuk e dëshirojnë miratimin e paketës së Greqisë nga Bundestagu gjerman. Ndërsa 33% e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht. 64% e të anketuarve besojnë se Greqia nuk mund ta shmangë falimentimin, ndërsa pikëpamja të kundërt kanë 31% e tyre.
***
Një tjetër gazetë gjermane ka botuar një shkrim që hedh dritë mbi zërat e shtuar, sipas të cilave Greqia ka shpenzuar miliarda euro për blerjen e armëve nga Gjermania dhe Franca, duke u zhytur më keq në krizë financiare.
Në shkrimin me titull “Greqia, klienti më i mirë për armët”, gazeta “Handelsblatt” shkruan se "kushdo që dëshiron të shohë tanket më moderne në Evropë, le të vizitojë Greqinë”, duke përmendur tanket Leopard, flotat e nëndetëseve e një sërë armatimesh të tjera, që Greqia disponon falë blerjeve nga Gjermania.
Sipas gazetës, në dekadën e fundit, industria gjermane e armatimeve, ka përfituar veçanërisht nga tregu i pajisjeve të luftës në jug të Europës. Lidhje te tjera Grekët punojnë më shumë orë në vit, por gjermanët janë më produktivë