E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paraburgim për pestë policët e MPB-së serbe në Kosovë

GJILAN- Gjykata e EULEX ka vendosur masën e paraburgimit prej 1 muaji, për pesë pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme serbe të arrestuar mbrëmjen e së shtunës në rajonin e Gjilanit.

Ndaj pesë të pjestarëve të Ministrisë së Brendshme serbe, rëndon akuza se kanë vepruar kundër interesit juridik të Kosovës. Atyre u janë gjetur uniforma të Policisë serbe e distiktive të MUP-it serb, raporton Europa e Lirë.

Pala mbrojtëse serbe e përfaqësuar nga avokati Dejan Vasic ka kërkuar lirimin e të ndaluarëve, mirëpo gjykatësja e EULEX-it, Mariola Pasnik nuk ka pranuar këtë kërkesë dhe ka dhënë masën e paraburgimit për: Zlatko Denic, Mladen Dimitrijevic, Nikolla Trajkovic, Dragan Stojkovic dhe Goran Matropazovic.

Gjatë kotrolllit në ë shtëpitë e tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar armë të ndryshme dhe gjësende të tjera. Ndërkohë, ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçic arrestimin e ka quajtur akt provokimi nga Prishtina zyrtare. Sipas tij, të arrestuarit, punëtorë të MUP-it, jetojnë në Gjilan, ndërsa punojnë në Vranjë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›