E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi Penal, 3 vjet burg klientëve të prostitutave, 5 vjet tutorëve

TIRANË- Komisioni i ligjeve ka miratuar me konsensus amendamentet e propozuara në dispozitën për prostitucionin. Për të ulur fenomenin e prostitucionit, hartuesit e këtij ndryshimi kanë menduar të dënojnë klientët dhe tutorët. 

Me ndryshimet në Kodin Penal klienti dënohet me 3 vjet burg , ndërkohë që tutori me 5 vjet burg, duke liruar në këtë mënyrë nga dënimi femrën e prostituar.

Komisionierja Kundër Diskriminimit, Irma Baraku e cila bëri kërkesën për heqjen e dënimit për prostitutat, vlerësoi se këto të fundit duhen të trajtohen si ‘viktima’, ndaj duhen shfajësuar nga vepra penale.

Komisionin e ligjeve pritet të kalojnë për miratim në seancës e së enjtes ne Kuvend.

Kodi Penal, PD-PS diskutojnë ndryshimet e fundit
Mazhoranca dhe opozita pritet te diskutojne sot ndryshimet e fundit në Kodin Penal, të cilat më pas pritet të kalojnë për miratim në seancës e së enjtes.

Ndërsa u mbyll diskutimi për pjesën e propozimeve të ardhura nga Ministria e Drejtësisë, sot do te shqyrtohen propozimet që vijnë nga grupet e interesit, Partia Socialiste dhe deputeti Viktor Gumi. Seanca pritet të shoqërohet me debate për një sërë cështjesh si ajo e prostitucionit, dhuna në familje apo dhe për të sanskionuar në Kod, se anëtarët e Këshillit të Ministrave mbajnë pergjegjësi ligjore dhe pas mbarimit të mandatit të tyre për aktet apo urdhërat e lëshuar gjatë kohës së ushtrimit të detyrës.
(el.me/new24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›