Ashton: Marrëveshja Kosovë-Serbi, sukses i madh
BRUKSEL- Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton para fillimit të mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE-së ka ripërsëritur opinionin se marrëveshja për përfaqësimin rajonal të Kosovës ishte një sukses i madh dhe se liderët e të dy vendeve kanë dhënë garanci se marrëveshja do të respektohet. Lajmi bëhet i ditur nga Koha Ditore.
Ashton u tha gazetarëve se “kam qenë në kontakt të vazhdueshëm personal me presidentin Boris Tadiq dhe me kryeministrin Hashim Thaçi, që të jem e sigurt se ajo për të cilpën do të merren vesh do të respektohet plotësisht”.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së do të paraqesë para ministrave raportin rreth marrëveshjes midis Beogradit e Prishtinës dhe3 punës së misionit europian, EULEX-it. Ministrat do të marrin qëndrim edhe për kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në BE.
(ma.ar/BalkanWeb)