E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, ne Ministrine e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Kryeministri Fatos Nano ka prezantuar Ministrin e ri Ben Blushi, i cili do te drejtoje Ministrine e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. Ne

Sot, ne Ministrine e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Kryeministri Fatos Nano ka prezantuar Ministrin e ri Ben Blushi, i cili do te drejtoje Ministrine e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. Ne kete takim ku merrnin pjese te gjithe drejtuesit e kesaj ministrie, Ministri Ben Blushi e ka njohur Kryeministrin Nano me angazhimin e tij per te drejtuar kete institucion i cili sic u shpreh ka: " Administrate solide dhe nje structure qe funksionon ne menyre active". Kjo Ministri tashme eshte lider ne procesin e decentralizimit dhe ne kete aspekt Ministri Blushi ka theksuar angazhimin per te zhvilluar ne vazhdimesi te gjithe procesin e decentralizimit". Po keshtu, ai ka evidentuar edhe disa prioritete ne zhvillimin e kesaj ministrie, duke vecuar problemin e kompletimit ligjor dhe informatizimit te gjendjes civile. Po keshtu ai ka shprehur vullnetin e tij dhe te stafit qe ai do te drejtoje per angazhim maksimal ne detyre.
Kryeministri Nano, nga ana e tij, e ka prezantuar Ministrin e Pushtetit Lokal si nje perfaqesues te konsoliduar te maxhorances, jo vetem me kontribute personale, por edhe ne politike.
"Jam ketu me atributetet e Kryeministrit, por edhe te perfaqesuesit te maxhorances per te siguruar kontakt aktiv bashkepunimi me Ministrine e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. Ne funksion te prioriteteve te reformes une gjykoj se kjo eshte nje ministri qe ka nje mision shume te rendesishem sic eshte decentralizimi i pushtetit vendor. Kam kenaqesine qe per kete Ministri, e krijuar ne maj te vitit 1998, te risjell dhe rishpreh vleresimin e qeverise per funksionimin e marredhenieve mes qeverise qendrore dhe vendore, per te siguruar pjesemarrjen e komunitetit ne vendimmarrje."
Ne fjalen e tij Kryeministri Nano ka evidentuar te gjitha detyrimet ligjore qe duhet te plotesoje ky institucion ne funksion te integrimit dhe plotesimit te standarteve europiane. I gjithe ky proces, theksoi ai - mbeshtetet ne strategjine e decentralizimit, kartes europiane etj.
"Si kryeminister do te risjell parametrat e respektimit te shtetasit nga shteti.
Dhe ne kete aspekt informatizimi i zyrave te gjendjes civile do te jete prioritet i qeverise. Eshte angazhimi yne qe te perafrojme dhe standartizojme administraten me vendet e Komunitetit Europian".
Kontradikta mes decentralizimit dhe centralizimit te pushtetit nuk eshte fenomen vetem shqiptar.
"Ju duhet te kerkoni dhe siguroni mbeshtetjen e duhur per plotesimin e akteve ligjore dhe nenligjore, ju duhet te punoni per te bere transformime te verteta dhe jo decentralizim spontan". Eshte fenomen objektiv avancimi i delegimit te kompetencave per shkak te mungeses se kapaciteteve absorbuese nga njesite e qeverisjes vendore, ju duhet te punoni ne disa drejtime qe kane te bejne me: Qarkullimin e informacionit ligjor, trainimin e stafeve drejtuese dhe teknike te njesive vendore, gjithcka ne funksion te programit te zhvillimit te komuniteteve.
Po keshtu, Kryeministri Nano ka vecuar si prioritet edhe paisjen e te gjithe shtatsve shqiptare me karten e identitetit, zbatimin e ligjit te gjendjes civile, nevojen per sherbime efikase sa me prane komunitetit etj. "Te gjitha zonat ku ka resurse ekonomike te integrohen ne zhvillimin kombetar", - theksoi ai.
Ministria e Pushtetit Vnedor dhe Decentralizimit vjen si element prioritar ne kabinetin e ri.
"Ne punen tuaj, - iu drejtua Kryeministri Nano stafit drejtues te kesaj ministrie- duhet ti paraqisni qeverise organizimin administrativo territorial, i cili duhet te orientohet nga rajonet e medha te standarteve europiane, te cilat natyrshem mund te kene edhe me shume mundesi per te absorbuar kompetenca dhe funksione. Keshtu do te kemi me shume mundesi qe qeverisja vendore te jete e parametrave me rajonizimin e vendeve europiane. Te gjitha kerkojne shume profesionalizem".
Ne fund te fjales se tij Kryeministri Nano, ka kerkuar nga i gjithe stafi drejtues i kesaj ministrie me shume angazhim per implementimin e reformes se decentralizimit duke i hapur rruge progresit europian te vendit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›