Sot paradite, në Ministrinë e Mbrojtjes, në prani të funksionarëve të lartë të Ministrisë se Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, u zhvillua ceremonia e do

Sot paradite, në Ministrinë e Mbrojtjes, në prani të funksionarëve të lartë të Ministrisë se Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, u zhvillua ceremonia e dorëzim-marrjes së detyrës së Ministrit të Mbrojtjes, nga ish Ministri i Mbrotjes Luan Rama, aktualisht Ministër i Rendit Publik, te Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko
Në fjalën e rastit ish Ministri i Mbrojtjes Luan Rama, duke e quajtur veten të respektuar që për 5 muaj pati rastin të punojë si Ministër i Mbrojtjes, shprehu bindjen se zoti Majko do të rigjejë në këtë detyrë jo vetëm ritmin, angazhimin dhe përgjegjësinë që kërkon përballimi i detyrave, por edhe disa tregues në rritje që burojnë nga angazhimet e qeverisjes së vendit dhe që lidhen me proceset e modernizimit dhe të ristrukturimit të Forcave të Armatosura.
Zoti Rama falenderoi përfaqësuesit e Forcave të Armatosura për angazhimin, predispozitën dhe gjithcka që matet me rezultatet e arritura në proceset e tranformimit të tyre. Duke e falenderuar Ministrin Majko për nderin që i bëri dhe për mundësinë që i dha 5 muaj më parë, me përfshirjen në kabinetin e tij si Ministër i Mbrojtjes, shprehu bindjen se rikthimi i zotit Majko në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes, do të vijojë më tej rrugën e nisur të transformimit të Forcave të Armatosura drejt standarteve të NATO-s, sikurse ishte edhe në prioritetet e qeverisjes së tij.
"Ju falenderoj që gjatë kësaj periudhe, - tha z. Rama, - pata rastin dhe mundësinë të hap një derë tjetër, për të mësuar një realitet tjetër, të një strukture që punon me korrektesë në zbatim të ligjit dhe me ritmin e duhur."
Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko e falenderoi Ministrin Rama për punën dhe kontributin e dhënë në krye të dikasterit të mbrojtjes duke u shprehur se është nder të punosh në strukturën aq të vecantë dhe të rëndësishme të Ministrit të Mbrojtjes, e cila ka një program të detajuar 10 – vjecar të reformimit të Forcave të Armatosura deri në përmbushjen e aspiratës së tyre, anëtarësimit në strukturat e NATO-s.