Sot paradite, ne mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kryeministri z. Fatos Nano, bëri prezantimin e Zëvëndëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta përpara p

Sot paradite, ne mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kryeministri z. Fatos Nano, bëri prezantimin e Zëvëndëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta përpara personelit të kesaj ministrie.
Në fjalën e tij Kryeministri z. Fatos Nano theksoi se MPJ eshtë nje nga mjediset me të kualifikuara me të cilat qeveria e re synon të realizoje prioritetet e programit të saj politik. Kjo është dhe arsyeja kryesore që në drejtim të diplomacisë maxhoranca ka mandatuar zotin Ilir Meta, me cilësinë e zëvëndëskryeministrit, për të konsoliduar arritjet e diplomacisë shqiptare në vitet e tranzicionit dhe në vitet e qeverisjes së kësaj maxhorance qeverisëse; për të garantuar një bashkëpunim me diplomatët e karierës me nëpunësit civilë, të cilët kanë arritur të strukturojnë këtë përvojë aktive dhe ndryshimet e duhura që do ta sjellin shërbimin diplomatik dhe institucionin drejtues të tij në një funksion më realizues të imperativave të përfaqësimit të vendit ne marrëdhëniet nderkombetare dhe të vjeljes se efekteve të programuara për realizimin e stadit të ri të marrëdhënieve të Shqiperise ne Bashkimin Evropian me vendet e rajonit dhe organizatat euroatlantike ne teresi.
Më poshtë z. Nano tha se orientimi i diplomacise shqiptare dhe i vete punes se Ministrise është konsoliduar drejt Perendimit, praktikave dhe mentalitetit, filozofise politike dhe të marrëdhënieve nderkombëtare qe ka rrafshi euroatlantik. Dua tju njoh perkushtimin, investimin dhe veshtiresite qe u është dashur të kaperceni për të realizuar kete hop jo të lehte vecanerisht ne aspektin e stabilizimit të deritanishem dhe nevojes për stabilizim të metejshem të kuadrit diplomat dhe ndihmes, tha Kryeministri Nano.
Duke prezantuar z. Ilir Meta "Kryeministri Nano tha se vinte ne MPJ jo thjesht "për të prezantuar kolegun tim zevendeskryeminister, partner politik prej 10 vjetesh dhe ne qeverine e re i mandatuar për të drejtuar kete konsolidim dhe riorientim drejt rezultatit, por për të shprehur edhe bindjen se nen drejtimin e tij dhe të qeverise se re dhe ne vemendjen time personale ,objektivat e percaktuara ne programin e qeverise se re për politiken e jashtme do të transformohen me nje bashkepunim aktiv prej jush, ambasadoreve dhe sherbimit diplomatik perfaqesues ne vendet prioritare me të cilat Shqiperia zhvillon bashkepunimin e konsoliduar ne realitete qe do ta integrojne me ritme me të shpejta vendin tone jo vetem dhe thjesht ne strukturat euroatlantike, por ne të gjitha zhvillimet globale për të cilat vendi ,shoqeria shqiptare ,ekonomia dhe faktoret vendas të zhvillimit po behen gjithnje e me të intersuara.
Z. Nano theksoi se politika jone e jashtme duhet të vazhdoje të shenoje dhe të konsolidoje arritjet dhe njohjet me realizem nga faktoret vendimmarres nderkombetare dhe rajonalë të progresit qe vendi ka arritur, qe politika shqiptare ka bere dhe realitetin aktiv qe ve ne interlokucion me njeri-tjetrin dhe me faktoret nderkombetare të gjithe protagonistet e zhvillimit vendas qe nuk jane vetem politikë, nuk jane vetem shteterorë, por jane edhe nga shoqeria civile, jane edhe komuniteti sipermarres; vecanerisht të gjitha ata shqiptare profesionistë dhe atdhetare qe bashkepunojne me agjencite nderkombetare të zhvillimit ne Shqiperi.
Natyrshem diplomacia do të marrë nje rol akoma me të madh ne sigurimin e akordimit të nje ndihme të gjithanshme të kualifikuar të shpejte dhe efektive ne të gjitha fushat, ku vendi ka me shume nevoje dhe qe jane strukturuar si prioritete ne programin e qeverise se re .
Dhe me ne fund roli juaj ne vleresimin e qeverise për kontributin dhe politiken rajonale të Shqiperise, të politikes shqiptare dhe të faktoreve qe ne i konsiderojme partnere ne strukturimin e hapjes të integrimit rajonal dhe të protagonizmit të shqiptareve ne rajon për të cilin Shqiperia dhe Qeveria e saj jane jashtezakonisht të vemendshme, do të jete i dores se pare . Për të gjitha keto me sa duket ka ardhur koha ku të gjithe dhe, gjithe trupi diplomatik të jene me aktiv , me agresiv madje, për të dominuar cdo faktor , edhe spontan, qe ende ndikon për të percjelle ne marrëdhëniet nderkombetare, ne opinionin nderkombetar pjese qe deformojne imazhin e Shqiperise ne bote.
Natyrshem ne gjithe kete investim institucional dhe politik do të kene nje rol perparesor shqiptaret jashte atdheut, organizatat perfaqesuese të tyre, faktori politik shqiptar ne rajon dhe me gjere. Besoj se ndajne të njejtin vleresim se ata perbejne nje potencial të pallogaritshem, të pallogaritur ende mire madje; nje realitet qe ne vleresimet me të fundit qe kam arritur të saktesoj, komuniteti i shqiptareve ne bote numeron 21 milione bashkeatdhetare. Keta jane për ne te vlefshem sa shtetasit e Shqiperise. Madje ne organizatat dhe perfaqesuesit e shquar të tyre ne të gjitha vendet ku jetojne konsiderohen si bartes vlerash te rendesishme ekonomike dhe financiare, teknike, teknologjike dhe kulturore ne procesin qe duhet pershpejtuar drejt progresit dhe integrimit euroatlantik të vendit.
Qeveria e re ka nje prioritet mbi prioritetet; të siguroje tani qe nga vjeshta e lart, çeljen e negociatave për arritjen e nenshkrimit të marreveshjes se stabilizim asocimit midis Shqiperise dhe BE; të hedhi hapin e ri cilesor qe do të konkretizoje ne nje nivel të ri marrëdhëniesh kontraktore me BE.
Ne, tha kryeministri Nano, do të vazhdojme ta bejme kete detyre duke forcuar partneritetin dhe raportet me institucionet komunitare dhe me cdo vend anetar të BE. Ne të njejten linje me prodhimin e kontributeve të metejshme qe forcojne stabilitetin rajonal dhe sjellin ne marrëdhëniet bilaterale dhe ne inisiativat ne të cilat Shqiperia është bere pale për rajonin, frymen evropiane, modelet evropiane, format e organizimit të institucioneve evropiane sepse nuk është me i mjaftueshem nje akses dhe nje aksion nderkufitar dhe vetem nderkufitar dhe vetem dypalesh qe ballkani të evropianizohet. Por është e domosdoshme dhe, është ne filozofine polilitike të qeverise se re, qe partneriteti aktiv me institucionet perfaqesuese të BE, nga Komisioni deri tek Parlamenti Evropian, ta orientojme tek koordinimi i programeve dy dhe shumepaleshe për të gjitha vendet e Ballkanit me BE, ne implementimin me të njejtat reforma, të orientimit evropian me të njejtat shpejtesi të ndertimit të të njejta institucioneve demokratike dhe qeverisese ne të gjitha vendet e Ballkanit, qe absorbojne me të njejtin efekt ndihmen, financimin dhe asistencen politike apo administrative të organizmave të BE dhe të vendeve të tij anetare, ne menyre qe të evitoje rishfaqjen ne formen e kompeticionit modern të xhelozive dhe konflikteve tradicionale midis vendeve të Ballkanit se kush do të krijoje me shpejt dhe me shume favore nga procesi i perafrimit ne BE.
Në të dyja keto shina, tha z. Nano, ne investimin për evropianizimin e Shqiperise dhe të rajonit dhe ne plotesimin rigoroz dhe ne monitorimin e rezultateve, është bere perafrimi i Shqiperise me BE, ne do të mundemi të prodhojme me shume stabilitet për vendin dhe për rolin e shqiptareve ne rajon me shume siguri për Shqiperinë, për faktoret shqiptare ne Ballkan, për integrimin e tyre ne shoqerine perkatese, si dhe për ngritjen e rolit të shqiptareve ne të gjitha vendet e ballkanit si faktor demokracie, moderacioni, si faktor eropianizimi.
Duke folur për domethënien e mandatimit të zevendeskryeministir z.Ilir Meta ne drejtimin e diplomacise shqiptare, z. Nano tha se ju do të keni nje drejtues me vizion shume të qarte politik, dhe ekzekutiv, do të keni nje njeri të veprimit për t'ju drejtuar. Do të keni favorin, qe nepermjet zevendeskryeministrit, do të keni prioritetet e vendimmarrjes se kabinetit dhe timen personalisht si Kryeminister.
Pra kjo ju angazhon me shume për të kuptuar pa firo nevojen e orientimit me pragmatik gjithashtu të punes se sherbimit diplomatik, të eksperteve civile të ministrise dhe të trupit diplomatik ne të gjitha vendet ku perfaqesohemi me prioritetet qe ka politika e jashtme e Shqiperise, për të prodhuar rezultate të prekshme dhe të matshme dhe, ne fushen e intensifikimit dhe zgjerimit të lidhjeve të bashkepunimit ekonomik, financiar, të partnerit midis sipermarresve shqiptare , rajonale dhe globale, si dhe për të siguruar mbeshtetjen e duhur për programin e investimeve publike qe qeveria e re ka programuar ne funksion të reformave .
Zevendeskryeministri dhe une ne bashkepunim me të gjithe faktoret qe po aktivizohen ne realizimin e programit të qeverise dhe sigurisht dhe me perparesite e Presidentit të ri të Republikes do të konsultohemi ne menyre shume të pergjegjshme dhe aktive me ju për të ndertuar të gjitha veprimet qe sigurojne keto rezultate dhe keto objektiva, për të bërë të gjitha ndryshimet e nevojshme ne përfaqësitë dhe në skemën e bashkëpunimit të diplomatëve me pjesën tjetër të administrates publike dhe me sektoret prioritare jo vetem shteterore, qe sigurojne partneritet me boten dhe ,ne kete funksion, ne jemi ketu për t'ju garantuar mbrojtjen - sipas ligjit të sherbimit diplomatik, mbeshtetje - sipas programit të qeverise, garanci për kariere profesionale - sipas ligjit të sherbimit civil, stimulim dhe orientim disiplinor ne të gjitha rastet kur rezultatet diferencohen ne pune e siper.
Zëvëndëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta në fjalën e tij falenderoi kryeministrin Nano per vemendjen qe ai i kushton politikes se jashtme, duke e filluar prezantimin e disa prej anetareve te kabinetit nga MPJ.
Mund ta sigurojme Kryeministrin, Qeverine dhe Presidentin se do te kene mbeshtetjen e MPJ, te diplomacise, ne realizimin e ketyre objektivave te politikes se jashtme qe ka Qeveria dhe shteti yne.," tha z. Meta
Besoj se te gjithe jeni te ndergjegjshem se MPJ duhet te rrise rolin e saj ne gjithe vendimmmarrjen ne fushen e politikes se jashtme, por edhe ne ate te politikes se brendshme. Ju, edhe nen drejtimin e paraardhesve te mi, vecanerisht te znj. Dade dhe te z. Milo, tashme keni hedhur baza te sigurta per punet qe na presin ne te ardhmen.
Ne programin e Qeverise se re, ne dallim nga qeverite e meparshme, per arsye edhe te situates politike ne vend, e cila paraqitet shume me e stabilizuar se me pare, pasi shume emergjenca jane tejkaluar dhe vendi eshte ne proces normalizimi; theksi kryesor vihet tek ekonomia, nxitja e biznesit dhe iniciatives se lire, nxitja e investimeve vendase, por vecanerisht nxitja e investimeve te huaja, pra tek bashkepunimi me i larte, me konkret, me rezultativ me te gjithe partneret rajonale e nderkombetare.
Eshte detyra e diplomacise, rishikimi i punes ne te ardhmen ne funksion te ketij prioriteti, dhe besoj se edhe ju ndani me ne te njejten bindje se Shqiperia nuk e ka luksin per te patur diplomaci per diplomaci, tha zoti Meta.
Na duhet nje diplomaci e veprimit, nje diplomaci e rezultateve, e cila perkthehet ne tregues te investimeve te huaja, te nivelit te disbursimit te programeve te financimit, ne rritjen e rolit te Shqiperise si fuqi rajonale, jo ne kuptimin e vjeter ushtarak, por ne kuptimin e rritjes se kontributit te Shqiperise si faktor i rendesishem rajonal qe gjeneron moderacion, mirekuptim, bashkepunim dhe eshte protagoniste ne kapercimin e krizave dhe te problemeve qe shfaqen rreth nesh, si deri me sot ne krizat ne Kosove dhe Maqedoni.," tha z. Meta.
Jemi te ndergjegjshem se vendi ka nevoje per nje politike te jashtme te qendrueshme, e cila nuk varet nga nderrimet e qeverive dhe per nje politike te jashtme te unifikuar. Jemi te angazhuar qe se bashku me Qeverine, Presidentin e ri, Parlamentin dhe opoziten, jo vetem te unifikojme prioritetet kryesore, por edhe t'u sherbejme ketyre prioriteteve dhe politika e jashtme te mos jete arena e ndasive politike.
Stimulimi ne pune do t'u takoje atyre qe kontribuojne me rezultate konkrete ne realizimin e programit te Qeverise. Prioritetet e ketij programi do te realizohen edhe duke forcuar personelin, organizimin e punes, duke bere nje politike personeli te bazuar ne aftesi dhe jo ne subjektivizem. Autoriteti i MPJ duhet te rritet duke rritur profesionalizmin e MPJ, qe do te thote se secili duhet te njohe detyren e tij dhe koleget e dikastereve te tjera te ndjejne nevojen e komunikimit me MPJ per shkak te aftesive tuaja.
Duke folur per Qendren Antitrafik ne Vlore, z. Meta tha se ajo nuk ka funksionuar sic duhet jo vetem per pergjegjesi te pales shqiptare. Drejtoria rajonale dhe ekspertet qe mbulojne marredheniet dypaleshe me vendet e lartpermendura dhe problemet e sigurise, duhet të kuptojne se Ministria e rendit Publik ka nevoje per nje mbeshtetje me te madhe nga ana edhe e MPJ ne nxitjen e partnereve per bashkepunim.
Z. Meta Duke falenderuar Kryeministrin Nano u shpreh se sebashku do te arrijme te konsolidojme arritjet e deritanishme te diplomacise sone dhe ta bejme ate gjithnje e me shume funksionale dhe efektive ne raport me prioritetet e politikes se brendshme, dhe vecanerisht me ecurine e reformave ekonomike.