Ahmeti Qellimi i dosjeve te fundit nxitja e konfliktit dhe vellavrasjes mes vete shqiptareve

Kryetari i Bashkimit Demokratik per Integrim Ali Ahmeti ne nje interviste per Zerin e Amerikes komenton dosjet e fundit te cilat synojne te rendojne personalitetin dhe veprimtarine e tij. Ai i quan keto pamflete qe kane per qellim nxitjen e konfliktit dhe vellavrasjes nder vete shqiptaret. Zoti Ahmeti flet edhe per koalicionin qeveritar per arritjet dhe probleme te tjera ne vend.
Zeri i Amerikes Nje nder ceshtjet me aktuale eshte ajo e dosjeve nje nder to ka te beje me ju. Personi i cili dyshohet se i ka falsifikuar ato tash gjendet ne paraburgim. A ndjeni lehtesim pas fillimit te shthurrjes se lemshit
Ali Ahmeti Mendoj se kjo situate ka qene nje turp jo vetem per te apostrofuarit jo vetem per njerezit per te cilet shperbndaheshin pamflete denigruese poshteruese qe njeriu me ndergjegje njerezore nuk i ben keto veprime per te arritur ndonje qellim. shte me se e vertete qe shpirterisht sigurisht qe na ka munduar dhe na ka vrare sepse asnjehere nuk me ka shkuar mendja ne jeten time se ka njerez te cilet mund te fabrikojne te falsifikojne dhe te bejne gjera te uleta vetem e vetem per te arritur nje qellim politik. Aty fyhej e poshterohej nje rezistence nje organizim i te gjithe shqiptareve. Une kam kerkuar qe te veprojne institucionet per kete ceshtje une kam alarmuar komunitetin nderkombetar sepse une nuk kam dashur qe keto ceshtje te zgjidhen ne vetegjygjesi nuk kam dashur qe te rebelohen njerezit nuk kam dashur vellavrasje dikush mund ta kete dhe qellimin aty qe shqiptaret ti fuse ne nje konflikt ndershqiptar. Ne duhet te luftojme me programe dhe me koncepte. U bej apel te gjithe shqiptareve te Maqedonise qe te mos bien pre e provokimeve te uleta. Do te kerkoja na Z. Meduh Thaci qe te terhiqet nga poashterimet. Le te perballemi me koncepte njerezore programe politike per ti cuar proceset perpara. Te instalojme vlera edhe me te medha dhe me te rendesishme.
Zeri i Amerikes Megjithate po vazhdon dalja ne publik e faqeve apo dosjeve te tjera qe pretendojne te deshmojne nderlikimin tuaj . Avokati i Hisen Musliut thote se pranimi i fajit para organeve hetuese para policise nuk eshte relevant ne Maqedoni. Si e komentoni
Ali Ahmeti Nuk mendoj se mbi autorin fabrikuesin te jete ushtruar ndonje menyre e dhunshme ndersa eshte ceshtje e avokatit se ai ate pune e ka. Une nuk jame pejse e procesit hetimor por sigurisht qe organet pa patur argumente te qendrueshme... une aq sa pashe ne televizion kishte faktura ne emer te Bozhidar Spasicit te derguara nga Hisen Musliu. Z. Musliu duhet te shpjegoje per ato para te dhena Bozhidar Spasicit ish-funksionar i UDB-se cfare veprime ka kryer Spasici... Pastaj cdo pamflet qe shperndahej neper mediume paraprakisht paralajmerohej nga ana e strukturave politike ne vend qe te prisni nje lajm shume interesant do te jete ne kete e kete ore dhe gjithandej. Ne nuk vijme nga sallonet. Ne vijme nga nje jete shume e rende me nga 20 30 vjet veprimtari e sakrifica.
Zeri i Amerikes Pse mendoni se keto dosje dolen pikerisht tash ne kete periudhe
Ali Ahmeti Une nuk e di qellimin e porositesit dhe mendoj qe kjo pune nuk eshte aq e lehte dhe nuk mund te jete vetem nje Hisen Musliu mund te jene ekipe te tera qe kane punuar ne kete drejtim pastak ka mentore ka porosites dhe ka strategji qe te arrihet nje qellim.
Zeri i Amerikes A mendoni se ne te ardhmen mund te paraqiten dosje te ketilla
Ali Ahmeti Po ta them te verteten pres qe te me akuzojne dhe te shperndajne ndonje pamflet qe te kem qene nxites i luftes midis Koreve dhe ne moshen time rreth tre vjece te me shpallin si nje nga organizatoret e atentatit kunder Xhon Kenedit
Zeri i Amerikes Zoti Ahmeti sa jeni te kenaqur me koalicionin qeveritar ka zera se hamendeni te dilni nga qeveria
Ali Ahmeti Ne jemi perpjekur qe me dinjitet ta perfaqesojme konceptin politiken percaktimet e BDI-se. shte me se e vertete se Maqedonia ballafaqohet me nje problem jashtezakonisht te rendesishem dhe qe kerkon zgjidhje. Une jam ne kontakt te perhershem me SHBA-ne me BE-ne dhe Naton dhe kam kerkuar qe te na ndohmojne sic na kane ndihmuar ne keto dhjete vite per zhvillimin e proceseve ne Maqedoni per te ecur perpara. Dhe neqoftese ne vonohemi ne aspektin e anetaresimit ne Nato sigurisht qe nuk eshte mire per mireqenien e vendit as per paqen dhe sigurine brenda rajonit te Ballkanit perendimor. Une nuk mendoj se me veprime te shpejtuara terheqja e BDI-se nga koalicioni qeveritar nuk mendoj se do te arrinte zgjidhje.
Zeri i Amerikes Ne opinion eshte krijuar pershtypja se kryeministri Gruevski po injoron proceset integruese ne perpjekje te mbrojtjes se emrit te vendit. A keni mosmarrev eshje ne kete drejtim brenda koalicionit qeveritar
Ali Ahmeti Une asnjehere nuk kam hasur ndonje rezerve tek Nikolla Gruevski. Tash behen dy vjet qe ne jemi se bashku ne koalicion ne bashkeqeverisje dhe kemi marreveshje te nenshkruar me ate per sa i perket integrimit te Maqedonise ne Nato e ne BE per jetesimin e Marreveshjes se Ohrit.
Zeri i Amerikes Si iu pergjigjeni kritikeve te cilet thone se BDI-ja ka mbetur nen hijen e VMRO-DPMNE-se
Ali Ahmeti shte e vertete se ka nje fushate qofte dhe ne media apo grupe e grupacione te caktuaras per perfitime te tyre te ngushta qe bene nje propagande te tille se gjoja BDI eshte inferior se ka mbetur nen hijen e Nikolla Gruevskit etj. Te gjitha arritjet qe jane bere nuk jane per BDI-ne por jane per kombin shqiptar ne Maqedoni sepse muzeu i Manastirit dhe muzeu i Lirise ne Shkup hapja e fakultetit ne Kumanove sheshi Skenderbeu dhe realizime te tjera jane nder dhe krenari per te gjithe shqiptaret dhe keto do tu mbeten trashegimi dhe pasuri te gjithe shqiptareve dhe jo BDI-se.
Zeri i Amerikes ka po ndodh me decentralizimin ne Kercove A do te respektohet marreveshja per bashkimin e qytetit me komunat e Zajazit dhe Osllomese per te krijuar shumicen e parashikuar shqiptare ne kete qytet
Ali Ahmeti Une kam biseduar me te gjitha autoritetet vendore qe veprojne ne Kercove autoritete politike dhe me cergjegjesi brenda komunitetit shqiptar qe veprojne atje. Ne zgjedhjet e kaluara ishte shume veshtire qe ne te garojme per shkak se nuk ishim te sigurt se do te mund te siguronim ndonje fitore ne Kercove per aresye se nje pjese e elektoratit shqiptar eshte e shperndare neper Evrope dhe Amerike. Keshtu qe duhet nje pergatitje dhe organizim shume me i mire.
Zeri i Amerikes ka mendoni per zgjedhjet e parakohshme Partia juaj ka qendruar e heshtur ne lidhje me kerkesat per zgjedhje te parakohshme parlamentare
Ali Ahmeti Sigurisht qe BDI ka qendruar menjane sepse nuk beson realisht ne kerkesat e opozites per zgjedhje te parakohshme. Duket si shaka kerkesa e opozites per zgjedhje te parakohshme kur ajo eshte shume e dobet. Ne qofte se per interesa partia ne na pergjigjet te organizojme zgjedhje te parakohshme sepse mendoj qe shqiptaret kane besim tek ne dhe perseri do te votojne Bashkimin Demokratik per Integrim. Mirepo ne nuk e shikojme interesin e ngushte partiak por shohim interesat me madhore per vendin. Te gjindet nje zgjidhje per emrin te anetaresohemi ne Nato dhe BE dhe te shkohet pastaj ne zgjedhje te rregullta.
Zeri i Amerikes Ne lidhje me regjistrimin e popullsise qe pritet te mbahet ne muajin prill sa do te kete qasje faktori shqiptar ne vezhgimin apo kontrollin e procesit. Dhe a ka nje marreveshje midis jush dhe VMRO-se ne lidhje me regjistrimin
Ali Ahmeti Ligji per regjistrimin eshte po ai qe i miratua per regjistrimin e vitit 2002. Une jam takuar me Nikolla Gruevskin per ceshtjen e ligjit por nuk di per cfare marreveshje behet fjale. Kemi kerkuar vezhgues nderkombetare sic eshte Eurostat dhe nuk mendoj qe ne te hedhim dyshime dilema e te flasim ne menyre hipotetike per numrin e shqiptareve e te prejudikojme perqindjen. Nuk ben qe ti japim ngjyrim nderetnik dhe keto ceshtje te ndikojne per largimin e dy komunikteteve me te medha ne Maqedoni.