E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, ne daten 23.10.2003, u zhvillua mbledhja e Bordit te Monitorimit Antikorrupsion. Ne te merrnin pjese gjithashtu perfaqesues te institucioneve nderkombetare ne vend si Banka Boterore, Keshilli i E

Sot, ne daten 23.10.2003, u zhvillua mbledhja e Bordit te Monitorimit Antikorrupsion. Ne te merrnin pjese gjithashtu perfaqesues te institucioneve nderkombetare ne vend si Banka Boterore, Keshilli i Evropes, OSBE, SIDA, USAID, PAMECA etj.

Nder ceshtjet kryesore te diskutuara, ishte realizimi i masave te Planit te Veprimeve "Per parandalimin dhe luften kunder korrupsionit, 2003-2004" te miratuar me vendimin e Keshillit te Ministrave Nr. 580, date 21.08.2003, per periudhen Korrik – Tetor 2003.

Anetaret e Bordit te Monitorimit, qe jane perfaqesues te ministrive dhe institucioneve qendrore te pavarura te administrates publike, ne raportimet dhe diskutimet e tyre evidentuan, krahas monitorimit te masave perkatese te Planit te Veprimeve, ceshtje dhe probleme te rendesishme qe vihen re ne praktiken e perditshme si :

- menaxhimi i dokumentacionit te nevojshem ne procedurat e prokurimit publik
- menyra e trajtimit te kundervajtjeve administrative dhe dispozitave penale ne fushen e legjislacionit ekonomik, kryesisht problematike ne kuadrin ligjor per tatimet
- ceshtja e ankesave dhe menaxhimit te tyre ne institucionet e administrates publike

Keto ceshtje do te jene burim reflektimi i vecante per strukturat antikorrupsion dhe parashikohen te trajtohen ne kuader te projekteve dhe studimeve specifike ne te ardhmen.

Gjithashtu, ne kete mbledhje u diskutua per paraqitjen e projekteve konkrete, te cilat kerkojne asistence teknike dhe financiare nga organizmat nderkombetare ne kuader te Planit te Veprimeve "Per Parandalimin dhe Luften kunder Korrupsionit, 2003-2004".

Nje tjeter ceshtje e axhendes se kesaj mbledhjeje ishte diskutimi mbi aktin normativ "Per thjeshtezimin e sherbimeve publike te ofruara nga institucionet e administrates qendrore". Eshte ngritur nje grup pune per hartimin perfundimtar te tij i cili do te paraqese propozimin e tij ne fund te muajit Tetor.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›