E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano takoi sot pasdite një Delegacion të Rajonit të Lazios, të Kryesuar nga Presidenti i këtij rajoni, z.Storace. Kryeministri Nano në këtë takim theksoi faktin se tashm

Kryeministri Fatos Nano takoi sot pasdite një Delegacion të Rajonit të Lazios, të Kryesuar nga Presidenti i këtij rajoni, z.Storace.

Kryeministri Nano në këtë takim theksoi faktin se tashmë marrëdhënieve shumë të mira midis dy qeverive po i shtohen edhe bashkëpunimi midis rajoneve, duke përmendur se pas rajonit të Pulias, rajoni i Lazios shihet me mjaft interes për t'u integruar në bashkëpunimin me Qeverinë Shqiptare dhe rajonet e mëdha të vendit.

Gjatë takimit u fol për një bashkëpunim të Rajonit të Lazios me Tiranën, e cila është qendra më e madhe e vendit. "Bashkëpunimi midis rajoneve, tashmë ka më shumë hapësira për shkak të reformës së decentralizimit të pushtetit vendor, e cila krijon lehtësira për këtë bashkëpunim", tha Kryeministri Nano.

Kryeministri Nano është shprehur se është e nevojshme që hapat e këtij bashkëpunimi të insitucionalizohen dhe të strukturohen nëpërmjet një marrëveshjeje ku të përcaktohen prioritetet e këtij bashkëpunimi.

Presidenti i Rajonit të Lazios i bëri të njohur Kryeministrit Nano hapjen e një Zyre të Rajonit të Lazios në Shqipëri, e cila do të shërbejë si një pikë kontakti për afrimin e biszneseve dhe të faktorëve të tjerë të cilët do të punojnë në interes të përbashkët.

Në këtë takim, bashkëbiseduesit janë ndalur në fushat me interes reciprok të bashkëpunimit si në infrastrukturë, turizëm, telekomunikacione, energjitikë, etj. Autoritetet e larta të Lazios kanë shprehur interes për proçesin e privatizimit në Shqipëri dhe u shprehën për nxitje të investitorëve të fuqishëm të këtij rajoni, të cilët janë të njohur në gjithë Italinë dhe më gjerë për pjesëmarrjen e tyre në proçesin e privatizimit.

Presidenti i Rajonit i Lazios, Storace, ka theksuar se "ne vijmë në një moment pozitiv për të shprehur interesin tonë për bashkëpunim pasi tanimë Shqipëria përcjell një imazh të ri, një imazh pozitiv për italianët, duke marrë si shembull, veç të tjerash, arritjet që ka arritur Qeveria juaj në bllokimin e trafikut klandestin".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›