E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, me 21.10.2003, ora 11:00, në ambjentet e Këshillit të Ministrave, u organizua mbledhja e parë e Komisionit Tre-Palesh mbi Shkembimin e Informacionit dhe Bashkëpunimin mbi të Dhënat në Fus

Sot, me 21.10.2003, ora 11:00, në ambjentet e Këshillit të Ministrave, u organizua mbledhja e parë e Komisionit Tre-Palesh mbi Shkembimin e Informacionit dhe Bashkëpunimin mbi të Dhënat në Fushën e Korrupsionit.

Kjo strukturë është ngritur me propozim të zyrës së Ministrit të Shtetit pranë Kryeministrit në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar me 15 Korrik 2003, nga Ministri i Shtetit pranë Kryeministrit, Prokurori i Pergjithshëm dhe Kryetari i Koalicionit Shqiptar Kundër Korrupsionit, duke marrë përsipër përgjegjesinë që informacioni i shkëmbyer do të jetë brenda limiteve ligjore dhe etike të kufijve të tyre institucionale, pa dëmtuar kështu proçedurat penale dhe pa rritur në mënyrë artificiale pritshmërinë e publikut.

Ngritja e këtij Komisioni synon rritjen e transparencës dhe forcimin e bashkëpunimit për shkëmbimin e informacionit mes faktorëve tepër të rëndësishëm – Qeverisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Shoqërisë Civile të përfaqësuar nga Koalicioni Shqiptar kundër Korrupsionit duke informuar publikun mbi numrin e kallëzimeve penale, llojin dhe format e praktikave korruptive, drejtimet dhe përparësitë në luftë kundër korrupsionit me anë të një deklarate të përbashkët për shtyp.

Ky komision do të sigurojë gjithashtu që çdo informacion mbi të dhëna për vepra penale në lidhje me korrupsionin nuk do të përdoret për asnjë qëllim politik, por vetëm si masë për rritjen e nivelit të luftës kundër korrupsionit në përgjithësi.

Në bazë të Rregullores tashmë të miratuar, për qëllimin e thënë më lart, Komisioni Tre-Palësh i përbërë nga dy përfaqësues të zyrës së Ministrit të Shtetit pranë Kryeministrit, zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe Koalicionit Shqiptar kundër Korrupsionit, do të mblidhet të hënën e parë të çdo tre muajve.

Objekt shkëmbimi informacioni midis palëve bazuar në Memorandum do të jenë, ndër të tjera, kallëzimet dhe proçedimet për vepra penale si : Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën, Shpërdorimi i kompetencave, Kontrabanda nga punonjës të doganave, Moskryerja e detyrave nga organet tatimore, Propozimi i ryshfetit për zyrtarin që kryen një detyrë shtetërore, Dhënia e shpërblimit punonjësit që kryen një detyrë shtetërore, Shpërdorimi i detyrës, Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti, Përfitimi i paligjshëm i interesave, Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, Kërkim pëer dhënie mite, Marrja e mites, Kërkimi apo marrja e shpërblimit, etj.

Në takimin e sotem, të pranishmit shkëmbyen informacionin e mëposhtem:

1. Perfaqesuesit e zyres se Ministrit të Shtetit pranë Kryeministrit për periudhën janar 2003 – korrik 2003, (në bazë të informacionit të raportuar pranë kësaj zyrë nga ministritë dhe institucionet e administratës qëndrore) nga kallëzimet penale qe jane derguar ne Prokurori:

Numri i personave të denoncuar për vepra korruptive është 69.

2. Përfaqsuesit e Koalicionit Shqiptar Kundër Korrupsionit nga kallzime penale që janë dërguar në Prokurori:

Numri i personave të denoncuar për vepra korruptive është 18.

Informacioni i shkëmbyer i është vënë në dispozicion Prokurorisë së Përgjithshme për verifikim dhe në mbledhjen e ardhshme do të ketë informacion të plotë lidhur me statusin e ketyre kallzimeve penale.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›