E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romela Begaj sjell ar në Shqipëri

Shqipëria ka një tjetër kampione Europe në peshëngritje, për më tepër në Kampionatin Europian në kategorrinë e të rriturve, që po zhvillohet në Ligniano të Italisë (14-21 prill).
Romela Begaj ngriti flamurin shqiptar në Ligniano të Italisë, kur ngriti 101 kg në stilin e shkëputjes, duke vendosur edhe një rekord kombëtar, por duke zënë edhe një vend me normë të kualifikuar në Lojërat Olimpike "Pekin 2008".
Kampionia shqiptare ngriti në stilin e shtytjes 111 kg dhe me 212 kg zuri vendin e dytë në dygarësh, duke siguruar edhe një medalje argjendi dhe duke vendosur Shqipërinë në librin e artë të Kampionatit Europian.
21-vjecarja Begaj, një artiste cirku, është edhe ikona e re e shtangës shqiptare pas përdhosjes së imazhit të Fetie Kasajt, për shkak të përdorimi të dopingut.
Peshëngritsja e stërvitur nga trajneri Hektor Shaqiri në kampionatin e fundit botëror për të reja të zhvilluar në Kinë, në 30 maj të vitit 2006, garoi në peshën 58 kg dhe ngriti në stilin e shtytjes 105 kg. Në stilin e shkëputje në këtë kampionat, me 91 kg të ngritura, Romela zuri vendin e tretë (medalje bronzi), ndërsa në dygarësh zuri vendin e pestë në botë për të rinj.
Në Kupën Europiane të Promocionit në Verona të Italisë (21-24 qershor 2007), Romela ngriti në shkëputje 98 kg dhe në shtytje 112 kg dhe në dygarësh 210 kg duke zënë edhe vendin e parë.
Begaj, edhe pse në fillimet e saj në sportin e vështirë të peshëngritjes, në Lojërat Mesdhetare të vitit 2005 zuri vendin e tretë, duke i siguruar Shqipërisë edhe një medalje bronzi, pëkrah emravëe të Ilir Sulit (argjend e bronz), Gerti Trashës, Fetie Kasajt.
Në Kampionati Europian i të rriturve dhe të rriturave në peshëngritje, që u zhvillua vitin e kaluar (2007) në Strasburg të Francës, Begaj ngriti 96 kg në stilin e shkëputjes, duke u shpallur edhe nënkampione e Europës e duke sjellë medaljen e argjendtë në Shqipëri. Begaj zyri vendin e pestë në dygarëshg në Europë.
Ishte ky kampionat ku dhe Fetie Kasaj, pasi u shpall nënkampione e Europës, rezultoi me më pas si përdoruese e substancave të ndaluara e më pas ktheu dy medaljet e mara.
Gjatë një interviste për "Albania"-n, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi, pohoi se shpresonte shumë nga Romela Begaj për femra dhe Erkand Qerimaj për meshkuj,
Të dielën, me 27 vota nga 44 delegatë që votuan nga federatat e peshëngritjes europiane, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi, është zgjedhur anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Europiane të Peshëngritjes. Përvec futbollit, është hera e parë që Shqipëria ka një përfaqësues në instancat drejtuese në rangun europian.
Kongresi Zgjedhor u zhvillua në Venecia të Italisë, ku u votua si për presidentin e Federatës Europiane të Peshëngritjes, ashtu edhe për Sekretarin e Përgjithshëm e gjashtë anëtarët e Bordit Ekzekutiv.
Në garë për 6 vendet e Bordit Ekzekutiv ishin 38 kandidatë, midis të cilëve i propuzuar nga 18 federata europiane ishte edhe zoti Esat Ademi, njëherësh edhe president i Konfederatës Mesdhetare të Peshëngritjes, ku aderojnë 23 shtete përfshirë edhe Shqipërinë. Ademi morri 27 vota, duke qenë i katërti më i mirë i votuar. Presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes u zhgjidh presidenti i Federatës Italiane të Peshëngritjes, Antonio Urso. Sekretar i përgjithshëm, Marino Erkolani Kasadei (San Marino), një mik i njohur i shtangës shqiptare.
Në ditën e parë të kampionatit (të hënën), Shqiponja Guhacaj, e para që është ngjitur në pedanë nga kuqezinjtë, është renditur e 6-ta në peshën deri në 48 kg. Me 75 kg në shkëputje dhe 91 kg në shtytje, Shqiponja Guhacaj u rendit e gjashta në dygarësh, me 166 kg, duke lënë prapa edhe 7 sportiste të tjera.

Skuadrat tona në Kampionatin Europian
Meshkuj: Erkand Qerimaj, Gerti Trasha, Taulant Cerepi, Endri Karina, Dainel Godelli, Briken Calja, Elvis Tabaku, Merian Bregu,
Femra: Romela Begaj, Shqiponja Guhacaj, Sherjana Ruci, Natmira Voci, Blerina Rusi, Maria Veli, Manjola Karaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›