E Shtunë, 31 Tetor 2026

29 gramë i heqin medaljen e dytë të artë Begajt

Me vetëm 29 gramë më shumë se polakja Aleksandra Klejnovska, peshëngritsja jonë, Romela Begaj humbi medaljen e dytë të artë në Kampionatin Europian, atë të dygarëshit. Të dy peshëngritësat Romela Begaj ashtu si dhe Aleksandra Klejnovska ngritën të njëjtën peshë 212 kg, për të lënë pas rumunen Roksana Kokos, e cila ngriti 209 kg.
Polakja arriti të marrë medaljen e artë falë peshës trupore: 57,10 kg për Klejnovskën dhe 57,39 kg për Begaj.
Në stilin e shkëputjes, Begaj ngriti 101 kg duke fituar edhe vendin e parë, përpara dy peshëngritësve polake, Marieta Gotfrid (94 kg) dhe Klejnoëska (91 kg). Begaj la pas peshëngritëse nga Franca, Rusia, Hungaria e Armenia.
Në peshën deri në 53 kg, peshëngritësja jonë Sherjana Ruci zuri vendin e 12-të në stilin e shkëputjes (74 kg) nga 14 sportistë që morrën pjesë dhe të 13-in në shtytje (90 kg), ndërsa në dygarësh të 13-in. Kampione në dygarësh në këtë peshë doli ukrainasja Natalia Trotseko me 197 kg (88+109).

REZULTATET
Femra 58 kg:
Kampionët e Europës
Dy garësh
1. Aleksandra Klejnovska (Poloni): 212 kg (91+121), Ar
2. Romela Begaj (Shqipëri): 212 kg (101+111), Argjend
3. Roxana Kokos (Rumani): 209 kg (89+120), Bronz
Stili i shkëputjes
1 Romela Begaj (Shqipëri): 101 kg, Ar
2.Marieta Gotfrid (Poloni): 94 kg, Argjend
3. Aleksandra Klejnovska (Poloni): 91 kg, Bronz
Stili i Shtytjes
1. Aleksandra Klejnovska (Poloni): 121 kg, Ar
2. Roksana Kokos (Rumani): 120 kg, Argjend
3. Romela Begaj (Shqipëri): 111 kg, Bronz

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›