Sot në mbrëmje në Selanik të Greqisë, delegacioni shqiptar, i përbërë nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, Kryeministri Fatos Nano dhe Ministri i Integrimit, Sokol Nako, u takua me Kr
Sot në mbrëmje në Selanik të Greqisë, delegacioni shqiptar, i përbërë nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, Kryeministri Fatos Nano dhe Ministri i Integrimit, Sokol Nako, u takua me Kryeadministratorin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë Mikael Shtajner, Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova dhe Kryeministrin Bajram Rexhepi.
Biseda mes dy delegacioneve u zhvillua në një nga ambjentet, ku po zhvillohet Samiti i Selanikut.
Të dy palët u shprehën për bashkëpunimin e mëtejshëm dypalësh, si dhe për rëndësinë dhe dobinë e fillimit të dialogut Prishtinë Beograd. Të dy delegacionet ndanë të njëjtën pikëpamje për rëndësinë e Samitit të Selanikut për dhënien e mesazhit të dialogut politik, që tashmë të gjithë faktorët së bashku të kuptojnë se drejtimi i rajonit dhe i gjithë Ballkanit është integrimi drejt strukturave europiane.
Në takim u vlerësua fakti i pjesëmarrjes së autoriteteve më të larta të Kosovës në këtë Samit.