E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano u zhvillua mbledhja e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH). Në këtë mbledhje KRRTRSH miratoi: - Stud

Sot nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano u zhvillua mbledhja e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH). Në këtë mbledhje KRRTRSH miratoi:

- Studimin urbanistik për zhvillimin turistik për zhvillimin turistik dhe mbrojtjen e zonës turistike të Velipojës. Karakteristika kryesore territoriale e kësaj zone është tërësia e peisazhit natyror, me lumejtë dhe rrjedhat e ujrave shumë të pastra, zonat ujore të mbuluara nga vegjetacioni i dendur, sipërfaqe të gjëra pyjore si dhe plazhe të gjëra e të thella, me duna rëre dhe pishnaja. Duke patur parasysh që zona turistike e Velipojës përbën një sistem mjedisor të një cilësie të tillë që duhet përballuar në mënyrë globale, zhvillimi i turizmit duhet të bëhet duke patur parasysh mbrojtjen e peisazhit, sistemit ekologjik det-lagunë-liqen, si dhe mbrojtjen e rezervatit. Cilësia e territorit dhe ambjentit është faktori vendimtar për cilësinë e ndërhyrjes turistike. Studimi kërkon të realizojë një turizëm të nivelit të mesëm dhe të lartë, duke ruajtur e rikualifikuar vlerat ambjentale të zonës.

Qëllimi i studimit është të realizojë dhe të favorizojë një përqëndrim turistik të një cilësie të lartë ambjentale, me ndikim të vogël ekologjik e vizual, destinuar për pushime të një niveli cilësor. Studimi urbanistik i zonës së plazhit të Velipojës i jep një zhvillim të madh kësaj zone, duke e futur në standarte të larta shfrytëzimi. Ky zhvillim kërkon hartimin e një rrjeti rrugor të ri, që të jetë i përshtashëm dhe funksional për të gjithë këtë zonë. Në studim është parashikuar që zona të këtë lidhje edhe me një rrugë të re shpejtësie, që kalon pranë Malit të Rencit, dhe që lidhet shumë shkurt me zonat turistike përtej kufirit.

Sipas studimit, janë tre zona krysore: zona ekzistuese, e cila do të rikonstruktohet, zona në Jug të Liqenit te Vilunit dhe zona në Malin që ngrihet në verilindje të zonës. Është parashikuar rikonstruksioni i rrugëve ekzistuese, si dhe zgjerimi i tyre.

- Ristudimi urbanistik i zonës turistike Golem – Kavajë. Ky studim parashikon shesh ndërtimi për fshat turistik në zonën turistike Golem –Kavajë. Parcela ndodhet brenda zonës turistike të Golemit. KRRTRSH me Nr. 24 datë 19.10.2001 ka miratuar këtë parcelë për ndërtim fshati turistik me sipërfaqe 2,4 ha. Sipas studimit urbanistik të paraqitur, fshati turistik parashikohet të ketë një kapacitet prej 280 shtretër dhe një koefiçient shfrytëzimi të sipërfaqes prej 27,5 %. Nga 24000 m2, që është sipërfaqja e përgjithshme e fshatit, 4670 m2 janë parashikuar sipërfaqe ndërtimi, 1352 m2 sipërfaqe parkimi, 14604 m2 sipërfaqe gjelbërimi, 5674 m2 sipërfaqe rruge e sheshe. Nga pikëpamja e lidhjes me infrastrukturën rrugore, hyrja e fshatit turistik ndodhet rreth 100 m2 në distancë nga rruga e shërbimit të zonës turistike Golem. Ajo zhvillohet paralel me superstradën, në një distanc prej saj rreth 40 m. Lidhja e aksit kryesor të fshatit turistik me rrugën e shërbimit të plazhit është parashikuar nepërmjet një rotonde, e cila shërben edhe për parcelat e tjera në Veri dhe Jug të kësaj parcele.
Fshati turistik ndahet në 4 zona kryesore:
a) zona e recepsion-administratës dhe tregare
b) zona e vilave
c) zona e apartamenteve
d) zona rekreative

- Zona e recepsion-administratës dhe tregare përbëhet prej dy elementesh, që janë administrativë (recepsioni, zyrat e administratës, shërbimi postar e shëndetësor etj) dhe tregëtare (lokalet për tregëtim, prenotime, agjensi etj). Kjo zonë përbëhet nga ndërtime tradicionale me një dhe dy kate me çati.
- zona e vilave përbëhet nga ty tipe vilash: një familjare dhe bifamiljare.
- zona e apartamenteve përbëhet nga 9 ndërtesa 3 katëshe.
- zona rekreative është vendosur në periferinë e pjesës veriore të parcelës dhe është ndarë në dy pjesë: në verilindje është parashikuar fushë multilojë (tenis, basketboll, volejboll) dhe në veriperëndim një parcelë ovale, e rezervuar për fëmijë.
Studimi është shoqëruar me projektin e objekteve të parashikuara, si dhe projektin e rrjetit të furnizimit me ujë, energji elektrike dhe kanalizim.

- Studimin urbanistik dhe shesh ndërtimi për fshat turistik me sipërfaqe 1.02 ha në parcelën Nr.7 në zonën turistike Golem Kavajë.

- Studimin urbanistik dhe shesh ndërtimi për fshat turistik në parcelën Nr.6/1 në zonën turistike Golem Kavajë.

- Studimin urbanistik pjesor në parcelën Nr.33 në zonën turistike Golem Kavajë.

- Studimi i zonës turistike të Karpenit. Zona turistike e Karpennit është pranë qyteteve Tiranës, të Durrësit, Kavajës etj. dhe si e tillë është nën ndikimin e plotë të tyre. Ai ka për qëllim t'i japë një hov të ri zhvillimit të turizmit në këtë zonë. Studimi evidenton gjëndjen ekzistuese, problematikat si dhe idetë për vlerësimin e situatës urbanistike, pejsazhiste dhe infrastrukturore. Synimet dhe objektivat e studimit janë të realizojë një situatë urbane në funksion të turizmit, të zhvillojë një zonë turistike të nivelit të mesëm (turizëm masiv), në harmoni me mjedisin dhe të krijojë një situatë të re ambientale dhe mjedisore. Studimi synon të identifikojë hapësirat e shërbimeve sociale e publike të natyrave të ndryshme të tilla si sipërfaqet e gjelbërta, terrenet sportive, shërbimet higjenike, zonat rekreative etj., si dhe të identifikojë dy akset kryesore të hyrjes për në zonat turistike dhe të gjithë skemën e rrjetit rrugor e infrastrukturës inxhinierike.

Zona turistike e Karpenit është pjesë e zonës bregdetare të rajonit qëndror Durrës – Vlorë përcaktuar në studimin e administrimit të zonës bregdetare dhe ka një shtrirje gjatësore të vijës bregdetare rreth 7 km, duke filluar nga kufiri me zonën turistike të Golemit (tek Përroi i Leshnicës) deri tek zona shkëmbore.

- Shyrtoi detyrën e projektimit për studimin rajonal dhe mjedisor e planin rregullues të zonës turistike Spille, komuna Kryevidh.

- Studimin urbanistik pjesor në parcelën Nr.5 dhe Nr.6 në komunën Ksamil sipas studimit urbanistik për mbrojtjen dhe zhvillimin turistik të zonës Sarandë – Ksamil.

- KRRTRSH miratoi studimin mbi përcaktimin e zonave të zhvillimit të marinave kryesore në mbështetje të turizmit të jahteve përgjatë hapësirës bregdetare shqiptare. Ky përcaktim bëhet në zbatim të vendimeve të Këshillit të Ministrave ""Për miratimin e zonave që kanë përparësi zhvillimin e turizmit"" dhe "Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit". Ky përcaktim bëhet me qëllim realizimin e një shpërndarjke sa më të rregullt të zonave të zhvillimit të marinave kryesore, në përshtatje me zhvillimin e zonave turistike përgjatë hapësirës së bregdetit shqiptar. Kështu u miratuar ndarja e bregdetit në tre rajone jahtesh:
- Rajoni verior: Nga grykderdhja e lumit Buna deri tek Kepi i Rodonit
- Rajoni qëndror: Kepi i Rodonit deri në Orikum
- Rajoni jugor: Nga Palasa deri në kanalin e Butrintit

"Rajon jahtesh" përbën një rajon lundrimesh jahtesh me qëllim zhvillimin e marinave, në mbështetje të turizmit të jahteve, në këndvështrimin e potencialit që vendi ka për këtë lloj.

Marinat janë struktura, të cilat zhvillohen në shërbim të turizmit të jahteve. "Marinë" apo "Port turistik" quhet një territor i caktuar si marinë kryesore, marinë dytësore, mol jahtesh, port i thatë apo marinë-rizort.

Vendndodhja e saktë e marinave do të përcaktohet nëpërmjet studimeve urbanistike të veçanta, të miratuara konform ligjit, nga KRRTRSH.

- KRRTRSH miratoi studimin për anullimin e parcelave për ndërtimin e strukturave turistike në territorin e Parkut Kombëtar të Butrintit së bashku me vendimet përkatëse. Me anë të këtyre vendimeve anullohen dhënia e parcelave të parashikuara për zhvillimin e strukturave turistike, ato të parashikuara për kompensimin e ish-pronarëve, të parashikuara për kazino, si dhe parcela ndërmjet Liqenit të Butrintit dhe Liqenit të Bufit e parashikuar për hotel e fushë golfi. Anullimi i vendimeve të mëparshme është bërë me qëllim ruajtjen e vlerave arkeologjike, natyrore dhe turistike të kësaj zone.

- Në këtë mbledhje u miratua studimi për zgjerimin e vijës kufizuese për qytetin e Orikumit. Ky studim është hartuar për një periudhë 10-vjecare: 2002 – 2012. Qyteti i Orikumit ka një popullsi prej rreth 5000 banorë. Duke patur parasysh rritjen natyrale të popullsisë prej 1.5 për qind dhe atë mekanike 6 për qind në vitin 2012 popullsia e këtij qyteti do të jetë rreth 11000 banorë. Rekomandimet kryesore të studimit janë:
-Lidhja urbane midis zonave të banimit dhe pjesëve të shkëputura të qytetit
-Spostimi i qëndrës së rëndësisë së qytetit me parashikimin e zonës së re administrativo-kulturore
-Zgjerimi i zonave ekzistuese shëndetësore dhe të varrezave
-Shkëputja e lidhjes së fuqishme të qytetit me bazën ushtarake dhe kthimi i tij në një qytet turistik
-Parashikimi i zonës turistike bregdetare me një gjerësi 300 – 400 metër nga bregui i detit, për t'i dhënë mundësi studimit të detajuar të saj.
-Përcaktimi i përgjithshëm i sistemit rrugor të qytetit me hyrjen direkte nga Ura e Izvorit, i zonës së Valltos si zonë prespktive për zgjerimin e hapësirave të banimit dhe atyre turistike
-Vendosja e zonës sportive në kryqëzimin e të gjitha zonave të tjera
-Parashikimi i sistemit rrugor pranë godinave të reja, por pa infrastrukturën e nevojshme urbane
-Mundësimi i ruajtjes dhe urbanizimit të pjesës më të madhe të banesave të ndërtuara pa leje

-KRRTRSH shqyrtoi detyrën e projektimit për studimin urbanistik të qëndrës së qytetit të Kavajës dhe vijën kufizuese të kësaj qëndre.

- Gjithashtu, shqyrtoi detyrën e projektimit për studimin urbanistik të qëndrës së qytetit të Durrësit dhe vijën kufizuese të kësaj qëndre.

-U shqyrtoi detyrën e projektimit për studimin urbanistik të qëndrës së qytetit të Lezhës dhe vijën kufizuese të kësaj qëndre.

-Studimin urbanistik pjesor dhe sheshin e ndërtimit për "Qëndrën Kombëtare të Stërvitjes së Forcave të Armatosura" në rajonin Bunavi – Vlorë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›