Po sot, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për një një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension. Nga ky vendim përfitojnë rreth 136 aviatorë (pilotë, navigat
Po sot, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për një një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension.
Nga ky vendim përfitojnë rreth 136 aviatorë (pilotë, navigatorë, qitës-radistë e teknikë fluturues), të cilët do të përfitojnë deri në 50% të pagës aktuale mujore të një piloti prej 490 milë lekësh. Nga këta, 60 persona janë pilotë që kanë fluturuar në avionë reaktivë, 65 janë pilotë që kanë fluturuar në avionë me helikë dhe 11 persona kanë fluturuar në avionë reaktivë dhe në avionë me helikë.
Mbështetur në pensionin që përfitojnë aktualisht pilotët dhe në të drejtën për të përfituar gjithsej nga pensioni i pleqërisë dhe trajtimin e veçantë deri në 50 % të pagës referuese efektet financiare mujore të këtij vendimi janë 1.9 milionë lekë dhe në vit janë rreth 23 milionë.
Llogaritja e efekteve financiare është bërë në mbështetje të pagës referuese që përfitojnë aktualisht funksionet përkatëse. Paga mesatare referuese e pilotëve aktualisht është 49000 lekë.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet financiare nga data e hyrjes në fuqi të ligjit nr.9128, datë 29.7.2003, "Për një trajtim të veçantë financiare të pilotëve fluturues, në pension".