E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Ministrave, pas dorëheqjes së Kryekomisar Fadil Canaj e liroi nga detyra e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe, me propozim të Ministrit të Rendit Publ

Këshilli i Ministrave, pas dorëheqjes së Kryekomisar Fadil Canaj e liroi nga detyra e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe, me propozim të Ministrit të Rendit Publik, emëroi në këtë post Kryekomisar Dashnor Kaja.

Kryekomisar Dashnor Kaja ka mbaruar Akademinë e Rendit Publik në vitin 1988. Gjatë karrierës në strukturat e Ministrisë së Rendit ka kryer disa detyra dhe specializime. Prej 11 janarit 2003 e në vazhdim kryen detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Qendrore të Policisë së Rendit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në vitin 2004 është dekoruar me "Medaljen e Mirënjohjes".

Vlerësohet si punonjës policie me karrierë të pasur në strukturat e Policisë së Shtetit. Është dalluar për dhënie mendimesh pozitive duke marrë pjesë shpesh herë në grupe pune në hartimin dhe përgatitjen e projekteve dhe akteve ligjore e nënligjore, strudime dhe përshkrime. Në arritjet e punës së Policisë së Rendit dhe Policisë së Shtetit gjatë vitit 2003 vlerësohet edhe puna dhe përvoja e Z.Kaja si drejtues.

Nisur nga aftësitë profesionale e juridike, organizuese e drejtuese, aftësitë komunikuese dhe marrëdhëniet korrekte, Kryekomisar Dashnor Kaja është emëruar në detyrën e Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›