E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë. Në fillim të mbledhjes Kryeministri Nano tha: â€

Sot, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë. Në fillim të mbledhjes Kryeministri Nano tha:

"Siç e shihni vazhdojmë punën me ritmin e programuar. Në KRRTRSH-në e majit të këtij viti i kemi thënë Ndal masakrës urbane që vijonte të kryhej mbi bregdetin, qytetet dhe territorin shqiptar në tërësi.

KRRTRSH është një instrument ligjor i Qeverisë së mazhorancës që, me përgjegjësinë maksimale dhe duke e konsideruar urbanistikën si një balancë ndërmjet vizionit politik dhe zgjidhjeve teknike të zhvillimit të vendit, tashmë ka arritur që përveç bllokimit të veprimtarisë spontane apo me shkelje të ligjeve, të ndërtojë strategji dhe masterplane, që i hapin rrugë zhvillimit të koordinuar të prioriteteve të integrimit të vendit.

Këto veprimtari ne kemi vazhduar t'i mbështesim në respektin ndaj pronës dhe prandaj mbetemi të angazhuar për zgjidhjen e shpejtë e pa vonesa të mëtejshme të konflikteve të pronës në dobi të një tregu imobilar funksionues dhe standart, me realitetet ku po integrohemi. Në këtë funksion ne po përmirësojmë legjislacionin dhe në rendin tonë të sotëm të ditës kemi shqyrtim për miratim planesh të tjera rregulluese krahas akteve të tjera normative teknike në të cilat po mbështesim vënien e tyre në jetë.

Natyrshëm, kjo veprimtari e KRRTRSH është shoqëruar edhe me skepticizëm apo sulme nga aktorë apo faktorë publikë apo privatë që preken nga sulmi ynë ndaj spontanitetit, ilegjimitetit. Përfundimisht dua të vlerësoj në emër tuaj KRRTRSH si një organ zhvillimi dhe jo bllokimi, rezultatet pozitive të veprimtarisë së të cilit i kanë dhënë jetë një procesi të madh emancipues dhe afatgjatë. Rezultatet nuk po vonojnë të shfaqen.

Një numër bashkish pas konfigurimit të qartë dhe ligjor të kufijve të territorit urban dhe për zhvillime të tjera prioritare në juridiksionin e tyre që nga qendrat e qyteteve, në brigjet e ujërave, i janë futur punës për të implementuar planet rregulluese, shpesh me studime që sjellin variante konkurruese e nëpërmjet thithjes së mendimit të specializuar kombëtar, e në raste të veçanta edhe nëpërmjet ballafaqimit me alternativat më progresiste në Europë.

Natyrshëm, edhe në këtë veprimtari të KRRTRSH për menaxhimin e territorit dhe për zhvillimin perspektiv të vendit, është një faktor i rëndësishëm mbështetës klima e përmirësuar ekonomike dhe politike në vend, e cila ka krijuar qetësinë, raportet e nevojshme të bashkëveprimit midis shtetit dhe sipërmarrjes e qytetarëve për përmirësimin jo vetëm të imazhit, por dhe habitatit dhe kushteve të jetesës së mjedisit urban që stimulojnë zhvillimin.

Sikurse e thashë edhe në fillim, ne duhet ta vazhdojmë qetësisht dhe me ritmin e deritanishëm këtë veprimtari, pavarësisht nga afrimi i fushatës elektorale, e cila nuk duhet të ngadalësojë apo të shërbejë si një periudhë që hedh mjegull apo krijon apati mbi punën e organeve të rregullimit dhe të kontrollit të territorit, mbi punën e bashkive dhe organeve të tjera të qeverisjes vendore, të cilat nuk duhet të shqetësohen për shkak të zgjedhjeve vendore nga fushata apo një klimë e ndezur politike për vazhdimin e hartimit të projekteve, studimeve dhe të ndërhyrjeve për administrimin e territorit në përputhje me zhvillimin kombëtar drejt Evropës.

Tani është dhe momenti kur normalisht, duhen mbajtur rreptë nën kontroll dhe vendimet e qeverisjes vendore të KRT-ve përkatëse, në mënyrë që interesa spekulative të fundit të 15-ditëshit të mos sjellin shkelje më të mëdha se ato që kemi bllokuar sidomos në fushën e urbanistikës, sepse nuk funksionon – po e them solemnisht parimi i Luigjit të XIV "Pas nesh jemi prapë ne", janë faktorët e progresit dhe nuk vjen qameti.

Është momenti ku gjithkush, e në mënyrë të veçante Prefekturat dhe Policia e Ndërtimit, duhet të ruajë ritmin e angazhimeve ligjore e ekzekutive që i shërbejnë stabilitetit të veprimit ligjor për përmirësimin e kontrollit dhe të ndërhyrjeve perspektive në territorin e vendit.

Natyrisht, jam në autoritetin tim ligjor për të ritheksuar se asnjë shkelje nuk do të tolerohet, por sidomos do të goditen ato që eventualisht mund të kryhen gjatë procesit zgjedhor. Sikurse theksova edhe herën tjetër: "nuk ka asnjë ligj që pengon një kryetar bashkie që të mbledhë KRRT-në edhe ditën e fundit të mandatit të tij, por ka një hierarki shtetërore që mund të bllokojë veprimin e paligjshëm apo abuzimin me autoritetin, siç ka edhe një moral të funksionarit publik që duhet ta pengojë cilindo autoritet abuziv për të lënë fatura apo barra të rënda për brezat që vijnë apo pasardhësit në detyrë".

Pra unë dua që edhe sot të lëshojmë së bashku mesazhin publik të integrimit të të gjithë faktorëve vendimmarrës dhe të zhvillimit në përgjegjësi të përbashkët që siguron jo vetëm një kontroll bashkëkohor të territorit të vëndit, por edhe harmonizon interesat e pronarëve publikë e privatë, pra aktorëve publikë e privatë që sigurojnë progres, mirëqënie, modernizim, zhvillim e integrim të Shqipërisë.

Më pas mbledhja vijoi sipas rendit të ditës. KKRRTRSH në këtë mbledhje miratoi:

- Studimin për një rishikim të rrjetit rrugor, i parashikuar në Planin e Përgjithshëm Rregullues të qytetit të Shkodrës.
Rishikimi i këtij Plani Rregullues konsiston në rishikimin e pjesshëm të skemës së rrjetit rrugor të këtij qyteti, si vijon:
Pranohet heqja e rrugës Universiteti "Luigj Gurakuqi" – Katedrale,e parashikuar në Planin e Përgjithshëm Rregullues me kushtin që të dy rrugët ekzistuese në dy anët e saj të jenë me një kalim dhe të përmirësohet profili tërthor i tyre.
Rruga "Isuf Sokoli" të mbajë profilin e propozuar nga Bashkia Shkodër.
Pranohet heqja e rrugës Stadiumi – Shkolla "Preng Jakova", e parashikuar në Planin e Përgjithshëm Rregullues, duke funksionuar rruga ekzistuese, e cila të ketë gjerësinë 15 metër.
Pranohet heqja e rrugës së parashikuar në Planin e Përgjithshëm Rregullues, që lidh sheshin "Isa Boletini" me kryqëzimin e rrugës "Marin Barleti", me kushtin që rruga ekzistuese "Kongresi i Lushnjës" të ketë profilin 11.5 metër, me trotuar me gjerësinë më të mundshme të lejuar.
Profili i unazës të jetë me gjerësi 42 metër për kalimin e trafikut, brezi i gjelbërt dhe trotuaret.

- Riparaqitjen e studimeve në parcelat nr.5, 6, 10 në zonën Sarandë – Ksamil dhe studimit në zonën Lukovë – Kakome me pasqyrimin e vërejtjeve të KRRTRSH me datë 18.6.2003.
Parcelat nr. 5 dhe 6 ndodhen në jug të qytetit të Sarandës, në territorin ndërmjet Kanalit tëÇukës dhe Kanalit të Butrintit. Në projektin e paraqitur është parashikuar lidhja e këtyre parcelave me rrugën kryesore. Realizimi i kompleksit turistik në këto parcela do të përmbushë kërkesat e një kompleksi të standartit turistik mesatar të lartë, si përsa i përket kushteve të akomodimit, fasiliteteve dhe shërbimeve më të nevojshme. Përsa i përket zonës 10, studimi i paraqitur synon krijimin e një kompleksi me të gjitha parametrat bashkëkohore, si hapësira banimi, pushimi, diellëzimi, gjelbërimi dhe parkimi makinash. Sipas studimit urbanistik të kësaj parcele, territori i marrë në studim është ndarë në tre zona funksionale: zona e apartamenteve, e vilave, dhe zona e hotelerisë e rekreacionit.

- Detyrën e projektimit për studimin urbanistik pjesor dhe sheshi i ndërtimit për objektin "Ansambël turistik në komunën Aliko, në kodrën e Lëkurësit".
Kodra e Lëkurësit ndodhet mbi qytetin e Sarandës, në pjesën juglindore të tij, në një lartësi që varion nga 240 – 260 metër. Ansambli turistik do të reaizohet si unitet i pandashëm i Kalasë së Lëkurësit me fshatin aty pranë. Kalaja është realizuar ndërkohë dhe prej mbi një viti ka filluar aktivitetin e saj turistik me natyrë rekreative dhe spektaklesh, përveç ekspozimit të dëshmive me natyrë trashëgimie që ajo përmban. Fshati i planifikuar shrihet në gjurmët e fshatit ekzistues, për të ruajtur kompozimin hapësinor të tij dhe zë një sipërfaqe prej 10 ha. Fshati ndodhet rreth 150-200 metër nga Kalaja e Lëkurësit.
Ndarja zonale-funksionale e tij është parashikuar sipas zonave në vijim:
• Zonë shërbimi e suporti ndihmës
• Zonë shërbimi me karakter social e argëtues
• Zonë muzeale dhe historike
• Zonë e akomodimit të pushuesve
• Zonë parkimi
• Zonë sportive

Parashikohet ndërtimi i rreth 90 njësive akomoduese (90 apartamente – vileta individuale dhe të grupuara me një kapacitet 380 personash e shtretërish), përvec njësive me karakter social dhe rekreativ, apo shërbimet e ndryshme të domosdoshme për një jetë në bashkësi. Fshati do të realizohet duke respektuar të gjithë parametrat morfologjikë, të përcaktuara në detyrën e projektimit. Njësitë akomoduese do të kenë skemë funksionale të brendëshme moderne, pavarësisht nga pamja e jashtme e tyre, gjë që do të përcaktohet nga elementët e arkitekturës popullore, të gjurmuara në vend dhe në literaturë. Përsa i përket karakteristikave morfologjike të materialeve të ndërtimit, është obligues përdorimi i gurit, drurit, hekurit të rrahur, rrasave të gurit, qeramikës, kalldrëmit etj. Sipas mënyrës së përdorimit të fshatrave tradicionale të zonës së Bregut dhe asaj të Konispolit.

- Detyrën e projektimit për zhvendosjen e fshatit Janjar – Sarandë.
Fshati Janjar bën pjesë në komunën Markat dhe ndodhet në zonën më jugore të rrethit Sarandë. Me ndërtimin e rezervuarit të Janjarit në vitet 1983 – 1990, fshatit Janjar iu përmbytën tokat bujqësore, që ndodheshin poshtë fshatit, të cilat iu mbuluan nga baseni i rezervuarit. Qeveria ia kompensoi tokat që u përmbytën me një sipërfaqe prej 80 ha në fushën e Vurgut. Por, megjithë kompensimin fshati Janjar nuk mundi t'i shfrytëzojë këto toka pasi ndodhen 70 km larg tij. Për zgjidhjen e këtij problemi u miratua një zonë e re banimi me një sipërfaqe 15 ha, ku parashikohen 180 sheshe ndërtimi.

- Detyrën e projektimit për studimin urbanistik për zhvillimin turistik dhe mbrojtjen e hapësirës bregdetare midis lumenjve Seman e Vjosë.
Hapësira e marrë në konsideratë është pozicionuar midis dy lagunave të Karavastasë dhe Nartës, si dy zona mjaft të ndryshme ambientale, veçanërisht të mbrojtura. Kjo hapësirë prezanton një potencial të lartë për zhvillimin e turizmit, si një dukuri social-ekonomike dhe natyrore, e cila është një industri që nxit inisiativa dhe zhvillon degë të ndryshme të ekonomisë. Detyra e projektimit nënvizon këto problematika:
• Ndotja e detit
• Problemi i ujit të pijshëm dhe i ujrave të zeza
• Marrja e materialeve nga zona bregdetare dhe mbishfrytëzimi i burimeve natyrore
• Vendosja e strukturave të përshtatshme industriale
• Trashëgimia arkeologjike
• Probleme institucionale
• Abuzimet për zhvillime turistike sporadike
Qëllimi kryesor është hartimi i një detyre projektimi reale drejt zhvillimeve të qëndrueshme të turizmit në hapësirën bregdetare midis lumenjve Seman dhe Vjosë.

- Sheshi dhe leja e ndërtimit për depozitat e nënprodukteve të naftës në Porto Romano për shoqërinë "Rira"
- Leja e ndërtimit për objektin "Zyra e magazinë" në fshatin Katund i Ri, komuna Kashar për objektin "Veramentia"
- Sheshi dhe leja e ndërtimit për objektin "Fabrikë për prodhimin e birrës" në fshatin Mëzes, komuna Kashar.

- Gjithashtu KRRTRSH anulloi disa vendime të marra nga KRRT-të e njësive vendore

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›