Sot, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave me tematikë "Për përgjegjësitë dhe detyrat për parandalimin, planifikimin dhe përball
Sot, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave me tematikë "Për përgjegjësitë dhe detyrat për parandalimin, planifikimin dhe përballimin e emergjencave civile, për miratimin e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2004 – 2006, për përmirësimin ligjor të trajtimit të invalidëve të punës dhe për miratimin e kuotave të pranimit në shkollat e larta universitare e të tarifës së shkollimit, për vitin akademik 2003 – 2004".
Në këtë mbledhje u miratuan këto vendime si vijon:
- Vendimi "Për organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e shërbimit të emergjencave civile"
Në këtë akt përcaktohen në përgjithsi detyrat e strukturave operative të emergjencave civile. Si struktura operative të emergjencave civile, konsiderohen ato më aktivet, të cilat janë pjesë e strukturave të përballimit të emergjencave civile. Në mënyrë specifike përcaktohen: Baza e Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit he të gjitha llojet e policive, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Shërbimi i Ambulancës dhe Shërbimi Vullnetar.
- Vendimi "Për përgjegjësitë dhe detyrat e Departamentit të Planifikimit dhe të përballimit të emergjencave civile".
- Vendimi "Për pjesmarrjen e shtetasve në parandalimin dhe përballimin e emergjencave civile".
Me anë të këtij vendimi synohet zgjidhja në mënyrë ligjore angazhimi i shtetasve ë parandalimin, përballimin dhe riaftësimin e zonave të prekura ga fatkeqësitë, detyrimin dhe përgjegjësitë e shtetasve ër pjesmarrje në përballimin e fatkeqësive, detyrimin e Prefektit të Qarkut, kryetarit të bashkisë/komunës për të mbajtur videncë dhe planizuar pjesmarrjen e shtetasve në raste emergjencash civile, detyrimin e punëdhënësve për të marrë përsipër efektet financiare që rrjedhin nga pjesmarrja e shtetasve në përballimin e emergjencave etj.
- Vendimi "Për miratimin e fletës së bllokut të procesverbalit të konstatimit të shkeljes".
- Vendimet ‘'Për miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, që tranferohen ne pronësi të Komunës qender Skrapar'' dhe "Për miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, që transferohen në pronësi të bashkisë e Korçës".
Miratimi i këtyre vendimeve bën të mundur që të kalojnë në pronësi të kësaj komune dhe të bashkisë së Korçës në mënyrë ligore disa prona të paluajtshme që shërbejnë për aktivitete dhe shërbime të ndryshme në këtë komunë dhe bashkinë e Korçës.
- Vendimi ‘'Për miratimin e listës së inventarit të pronave te paluatshme shtetërore të komunës Gjinar''.
Miratimi i këtij vendimi është në kuadrin e përfundimit të punës së një projekti pilot në bashkëpunim me USAID-in për inventarizimin e pronave në pesë bashki e 2 komuna. Komuna e Gjinarit është njësia e fundit që është përfshirë në këtë projekt. Vonesa në përfundimin e punës në këtë komunë lidhet me vetë shtrirjen e saj, si dhe probleme te tjera të dokumentacionit që mungojnë në këtë komunë.
- Vendimi "Për miratimin në parim të dokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2004-2006''.
Miratimi i programit afatmesëm buxhetor është një eksperiencë e re që po vepron në vend prej disa vitesh dhe synon në përmirësimin e menaxhimit të shpenzimeve publike. Që nga viti 2002 ky proces u prezantua për herë të parë dhe është kryer çdo vit, duke patur edhe përmirësime të rëndësishme dhe duke e bërë atë pjesë të përgatitjes së buxhetit për çdo vit. Ky program mbështetet në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik dhe Social, i cili iu nënshtrua një pro[esi të gjërë rishikimi edhe në marrëveshjen trevjeçare të nënshkruar me MFM-në. Në përputhje me me këtë dokument qeveria do të vazhdojë të mbështesë sektorët prioritarë si: Infrastruktura, Arsimi, Shendetësia,Çështjet Sociale, Bujqësia etj. Ky program paraqet progres sasior dhe cilësor në krahasim me atë të parin, pasi analiza e faktorëve që përcaktojnë prioritetet sektoriale ka qenë më e thellë.
- Vendimi "Për miratimin në parim të marrëveshjes së financimit dhe të projektit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Fondit të Zhvillimit Shqiptar, si agjenci e zbatimit të projektit dhe Kreditanstalt Fur Wiederaufbau (KFW) për projektin "Fondin i Invetsimeve Sociale – III"
Kosto totale e parashikuar e projektit është afërsisht 2.75 milionë euro. Shuma e kredisë është 23 milionë euro, shuma e kontributit financiar është 256 mijë euro. Kontributi financiar i përfituesve do të jetë 10 % e fondit të investimit. Kredia do të shfrytëzohet për të financuar punime, pajisjen me mallra dhe pajisjet e nevojshme që lidhen me to dhe detyrimet e FZHSH për administrimin e projektit. Kontributi financiar do të përdoret për shërbime konsulence. Kredia është me terma të buta. Koha e maturimit 40 vjet, 10bn periudhë pa pagesë principali dhe me interes 0.75 % në vit.
- Vendimi "Për miratimin në parim të amendamentit Nr.1 të marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin II "Urgjent për rehabilitimin e rrugëve".
- Vendimi "Për miratimin e dokumentit të Politikës së Zhvillimit të shërbimit postar në Republikën e Shqipërisë".
Dokumenti i politikave postare i cili është i pari i këtij lloji, paraqet politikën e zhvillimit të sektorit postar për një periudhë afatmesme (deri në fund 2006) dhe afagjatë (deri në fund të 2009) dhe është hartuar duke marrë në konsideratë situatën e tanishme të sektorit postar dhe kushtet specifike kombëtare, si dhe përshtatjen e standrateve të ofrimit të shërbimeve postare me ato të BE, për të përmbushur në këtë mënyrë objektivin e politikës së brëndshme dhe të jashtme të qeverisë, në lidhje me shërbimet postare. Objektivi strategjik i politikës postare është zhvillimi i sektorit postar kombëtar duke siguruar shërbime postare me një cilësi të lartë dhe me cmime të përballueshme, dhe kështu duke përmbushur kërkesat dhe standartet botërore dhe europiane. Ky objektiv do të arrihet nëpërmjet liberalizimit të mëtejshëm të tregut dhe arritjes së treguesve të zhvillimit nga ana e operatorit publik postar e lidhur kjo me rritjen e konkurrencës.
- Vendimi "Për miratimin në parim të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim për administrimin e grantit të qeverisë taliane për financimin e rehabilitimit të rrugës Elbasan – Librazhd.
- Vendimi "Për kalimin në administrim të Ministrisë së Rendit Publik të gjashtë objekteve dhe të truallit funksional të tyre, të ish-Brigadës së këmbësorisë, në Shijak.
Ministri i Rendit Publik, Kryetari i Bashkisë Shijak, Prefekti i Qarkut Durrës, dhe Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës, nisur nga fakti se efektivi i Rajonit të Policisë Shijak, i cili mbulon një popullsi me mbi 60 000 banorë dhe punon në një godinë pothuajse të shkatërruar pronë private në proces gjygjesor me pronarin, për plotësimin e kushteve normale të këtij rajoni Policie, i kërkon Ministrisë së Mbrojtjes, kalimin në administrim të saj, objektet dhe truallin funksional të ish- Komandës të Brigadës (Reparti Ushtarak Nr. 8800 Shijak), aktualisht në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, për t'a përdorur për ambiente pune për Rajonin e Policisë në Shijak. Duke qenë se objektet e kërkuara nga Ministri i Rendit Publik nuk përfshihen në planin e përhapjes të Forcave të Armatosura, u miratua që ato të kalojnë në administrim të Ministrisë së Rendit Publik.
- Vendimi "Për një ndryshim në vendimin nr. 764, datë 29.7.1996, të Këshillit të Ministrave, "Për shpërblimin e ushtarakëve, që marrin pjesë në operacionin e NATO-s, "Përpjekja e përbashkët", në ish-Republikën Jugosllave".
Në bazë të ligjit Nr. 8139 datë 05.09.1996 "Për dërgimin e Kompanisë Paqeruajtëse Shqiptare, për të marrë pjesë në operacion e NATO-s "Përpjekja e përbashkët" në ish-Jugosllavi, dekretuar nga Presidenti i Republikës, me nr. Dekreti 1596 datë 12.09.1996 dhe VKM Nr. 764, datë 29.07.1996 "Për shpërblimin e ushtarakëve që do të marrin pjesë në operacionin e NATO-s"" Përpjekja e Përbashkët"" në ish-Republikën Jugosllave"" sipas pikës 1 të këtij vendimi, ushtarakët që marrin pjesë në operacionin e NATO-s "Përpjekja e Përbashkët" në ish-Republikën Jugosllave, për ditët e qëndrimit atje, vec pagës mujore që u takon të marrin, do të përfitojë një dietë prej 25 USD, për [do ditë qëndrimi atje.
Meqenëse Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, që aktualisht mbështet kontigjentin tonë të SFOR-it në BiH, me transport, stërvitje, akomodim dhe ushqim, paguan një pjesë të dietave për ditët e qëndrimit atje, u miratua ulja e pagesës së dietës për cdo ditë qëndrimi atje, nga 25 USD në 15 USD.
- Vendimi "Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 105, datë 20.2.2003, të Këshillit të Ministrave ""Për rishpërndarje fondesh buxhetore për përballimin e shpenzimeve për ceremoninë e varrimit të aviatorëve, të shpallur "Dëshmorë të atdheut" në "varrezat e dëshmorëve të atdheut".
Në bazë të vendimit nr. 105 datë 20.02.2003 të Këshillit të Ministrave "Për rishpërndarje fondesh buxhetore për përballimin e shpenzimeve për ceremoninë e varrimit të aviatorëve, të shpallur "Dëshmorë të atdheut" u bë dhe përcaktimi i vendeve të rivarrosjes së aviatorëve të shpallur "Dëshmorë të Atdheut" në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut" në Tiranë.
- Vendimi " Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 624, datë 21.12.1999, të Këshillit të Ministrave, "për përballimin e shpenzimeve të palës shqiptare, pjesëmarrëse në forcën shumëkombëshe të Europës Juglindore, dhe të drejtat e ushtarakëve aktivë, pjesëmarrës në këtë forcë" i ndryshuar.
Shtabi i Brigadës i Forcës Shumëkombëshe të Europës Juglindore ka zhvilluar aktivitetin e tij i vendosur në Plovdiv Bullgari. Në qershor të këtij viti është bërë zhvendosja e Shtabit të Brigadës nga Plovdivi i Bullgarisë në Kostanca të Rumanisë; dhe në periudha prej 4 vjetësh përcaktohet zhvendosja e këtij Shtabi në Ankara, Turqi; dhe Kilkis, Greqi.
- Vendimi "Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, për bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes".
Qëllimi i kësaj marrëveshje është që brenda kuadrit të brendshëm ligjor të palëve, të krijohet një kuadër ligjor lidhur me bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Ky bashkëpunim do të përfshijë fusha të tilla si: Politikat e sigurisë dhe mbrojtjes; cështjet buxhetore dhe financiare; Logjistika; Teknika aeronautika etj. Realizimi i këtij bashkëpunimi do të bëhët nëpërmjet vizitave zyrtare reciproke, seminareve të ndryshme, shkëmbimit të njohurive dhe eksperiencave etj. Palët mund të bien dakord dhe për forma të tjëra të bashkëpunimit.
- Vendimi "Për një ndryshim në vendimin nr. 96, datë 13.2.2003, të Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin, për vitin 2003, të numrit të punonjësve të institucioneve buxhetore", dhe për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2003, miratuar për Ministrinë e Ekonomisë".
Misioni i FMN dërgoi në dhjetor të 2002 rekomandime shtesë për regjistrimin, monitorimin dhe rregullimin e detyrimeve të prapambetura midis ndërmarrjeve dhe shoqërive të sektorit publik, duke rekomanduar ngritjen pranë Ministrisë së Ekonomisë të grupit të Punës për detyrimet e prapambetura (GPDP) me përfaqësues nga ministritë e linjës dhe të ndërmarrjeve e shoqërive publike përkatëse, si dhe krijimin pranë kësaj Ministrie të një Sekretariati për GPDP me një staf funksional prej të paktën 3 specialistë dhe një punonjës teknik.
Duke patur parasysh se ngritja e këtij Sekretariati, nga pikëpamja e numrit të punonjësve, fondit të pagave dhe shpenzimeve të tjera që lidhen me to, nuk është parashikuar në buxhetin e vitit 2003, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin e mësipërm për përcaktimin për vitin 2003 të numrit të punonjësve të institucioneve buxhetore për Ministrinë e Ekonomisë për 4 punonjës. Fondi i pagave është parashikuar të përballohet nga fondet e vetë Ministrisë. Ndërkohë është parashikuar të shtohen 1 milion lekë për shpenzime operative, të cilat do të përballohen nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave për vitin 2003.
- Vendimi "Për miratimin e planit të veprimit për heqjen e pengesave administrative në fushën e investimeve".
Hartimi i këtij plani u mbeshtet në rekomandimet e studimit të FIAS, shërbimi Këshillimor i Investimeve të Huaja/IFC grupi i Bankës Botërore realizuar me kërkesë të Qeverisë Shqiptare. Për hartimin e këtij plani, u krijuan grupet teknike me përfaqesues të institucioneve shteterore, komuniteti i biznesit, shoqëria civile dhe qarqet universitare. Grupet teknike kanë punuar fillimisht në përgatijen e pjesëve të vecanta të planit sipas fushave të përcaktuara në studim dhe më pas është diskutuar i tërë plani në mbledhjen e Grupit Qendror. Ky plan ka parashikuar masa konkrete në fushën e administratës doganore, tatimore, tokës dhe ndërtimit, sistemit të apelimit dhe licensimit.
- Vendimi "Për mbylljen tërësore të disa minierave të hekurnikelit, bakrit, fosforiteve dhe kromit".
Periudha 10 vjeçare 1992-2002 vërtetoi se konservimi i një pjese të minierave apo objekteve minerare në vendin tonë ishte pa leverdi. Në këto kushte me Vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave u mbyllën disa miniera dhe objekte minerare, të cilat kanë qenë shfrytëzuar ose kanë rezultuar pa efektivitet. Nga bilanci i bërë rezuton se ende ka miniera që duhen mbyllur, pasi ato janë të abandonuara dhe pa leverdi ekonomike. Sipas këtij vendimi do t'u nënshtrohen procesit të mbylljes, privatizimit ose likujdimit minierat:
Miniera e hekurnikelit Radokal-Librazhd
Miniera e hekurnikelit Pishkashi Verior-Librazhd
Miniera e hekurnikelit Golem-Librazhd
Miniera e hekurnikelit Guri i Pishkashit-Librazhd
Miniera e hekurnikelitÇërvenakë Perëndimore-Pogradec
Miniera e hekurnikelitÇërvenakë Lindore-Pogradec
Miniera e nikelsilikatit Bitinckë (pjesa e palicensuar)-Bilisht
Miniera e bakrit Kanisqel-Korçë
Miniera e fosforiteve Fushë Bardhë-Gjirokastër
Miniera e fosforiteve Gusmar-Tepelenë,Gjirokastër
Vendburimi i kromit Kodra e Lerës-Bulqizë, Dibër
Traverbangët e NN minierës Qafë Lamë-Bulqizë
Traverbangu Lucanë, thellësi, Bater-Bulqizë
Rampa Qafë Buall-Bulqizë
Vendburim Qafë Buall-Bulqizë
Barta jugore thellësi e sipërfaqe, Batër-Bulqizë
Ministria e Industrisë dhe Energjitikës do të fillojë procedurat e mbylljes së minierave të mësipërme, duke mos i konsideruar ato pjesë e sektorëve me rëndësi të veçantë, ndërsa mbyllja e tyre do të realizohet gjatë vitit 2004. Vonesat në mbylljen e objekteve minerare sjellin pasoja si shfaqjen e vatrave të rreziqeve për njerëzit apo qënieve të tjera të gjalla, ndotje ambienti etj.
- Vendimi "Për Miratimin e Marrëveshjes së Konçesionit, të Formës "BOO", ndërmjet Ministrisë së Industrisë dhe të Energjitikës dhe Shoqërisë "TEODORI" Shpk, për ndërtimin e hidrocentraleve në Ternovë dhe në Zall të Bulqizës".
Objekti i këtij konçesioni është ndërtimi dhe shfrytëzimi i hidrocentraleve në gjashtë akse, në kaskadë, në liqenet e Tërnovës. Këto hidrocentrale do të shfrytëzojnë ujërat e pellgut ujëmbledhës së Liqeneve të Tërnovës që ndodhen në malet e Martaneshit. Gjithashtu edhe ndërtimi i një hidrocentrali në Zallin e Bulqizës, i cili do të shfrytëzojë ujërat e Zallit të Bulqizës që furnizohet nga kanali ujitës "Zalli i Bulqizës". Vlera totale e investimit, që parashikohet të realizohet nga Konçesionari, është rreth 3.44 milion Euro, me një fuqi prej 3200 kilovat dhe prodhim mesatar vjetor 15.57 milion kilovatore për HEC-et e Liqeneve të Tërnovës dhe me një fuqi prej 2x1000 kË dhe prodhim mesatar prej 13.2 milion kilovatore për HEC-in e Zallit të Bulqizës. Në Programin e Punimeve janë përcaktuar afatet kohore për realizimin e projektit, si përfundimi i projektit brenda 6 muajve, fillimi i punës brenda 12 muajve dhe përfundimi i investimit brenda 30 muajve nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Konçesionit. Shitja e energjisë elektrike të prodhuar nga këto hidroçentrale do t'i bëhet Sh.a KESH-it, që është i autorizuar të firmosë marrëveshjen për blerjen e energjisë elektrike, me një çmim të aprovuar nga ERE.
- Vendimi "Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 675, datë 20.12.2002, të Këshillit të Ministrave ""Për përdorimin e fondeve buxhetore, të planifikuara për mallrat, shërbimet dhe ndërtimet", ndryshuar me vendimin nr. 146, datë 7.3.2003".
Ky vendim synon përmirësimin e kuadrit ligjor në fushën e prokurimit publik, si dhe është përgatitur në mbështetje edhe të sugjerimeve të parashikuara në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Politikave Ekonomike. Ndryshimet që prezantohen në vendim nuk janë ndryshime thelbësore, që prekin përmbajtjen e vendimit ekzistues, por janë rrjedhojë e problemeve të ndeshura gjatë zbatimit të tij në praktikë. Miratimi i këtij vendimi do të ndikojë në përmirësimin e sistemit të prokurimit në shkallë vendi.
- Vendimi "Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, për bashkëpunim në fushën e Shëndetsisë.
Kjo marrëveshje i përmbahet parimit të barazisë, reciproritetit, përfitimit të ndërsjelltë si dhe do t'' i shërbejnë bashkëpunimit midis dy vendeve për forcimin e gjendjes shëndetsore të popullatës, sidomos në rritjen e cilësisë së dhënies së ndihmës mjekësore për personat në nevojë, përmirsimit të teknologjisë, trajtimit të stafeve, shkembimit të eksperiencës si dhe në drejtim të kontrollit të situatës epidemiologjike në të dy anët e kufirit.
- Vendimi "Për miratimin e protokollit shtesë të marrëveshjes, ndërmjet Qeverive të shteteve pjesëmarrëse të bashkëpunimit ekonomik të Detit të Zi, për bashkëpunim në luftën kundër krimit, në vecanti kundër formave të organizuara të tij". Ky Protokoll shtesë e ka bazën në nenin 6 të marrëveshjes ku parashikohet konkretisht:
"Palët do të ngrenë një grup pune që të shqyrtojë rrugët e implementimit dhe të nxitjes së bashkëpunimit në bazë të kësaj marrëveshje dhe inter alia (ndër të tjera) të paraqesin rekomandime në lidhje në lidhje me nevojën për protokolle shtesë të kësaj marrëveshje ose marrëveshje të tjera ndërkombëtare si dhe nevojën për të krijuar institucione të përbashkëta bashkëpunimi në sferën e luftës kundër krimit". Në bazë të këtij neni janë promovuar nga Sekretari i Përhershëm i BEDZ-it katër takime të grupit të punës. Në këto takime është diskutuar nen për nen projekt-protokolli shtesë i kësaj marrëveshje. Palët fillimisht punuan mbi propozimin turko-runum dhe në vazhdim riformuluan projektin përfundimtar, i cili është pranuar në takimin e fundit në dhjetor 2001 në Stamboll.
Protokolli shtesë përmban në vetvete konkretizimin e bashkëpunimit midis shteteve anëtare nëpërmjet ngritjes së një rrjeti oficerësh ndërlidhës të BEDZ-it për luftën kundër krimit. Ky bashkëpunim do të fokusohet nëpërmjet shkëmbimit të shpejtë të informacionit ku secili vend respekton legjislacionin e tij kombëtar.
- Vendimi "Për shpalljen e Voskopojës "Qendër Historike" dhe vënien e saj në mbrojtje të shtetit.
Vendimi, i përgatitur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, synon të plotësojë kuadrin ligjor në lidhje me këtë ansambël monumental vlerash historiko-kulturore, i cili do të bëjë të mundur rritjen e shkallës së mbrojtjes, ndërhyrje më të specializuara në funksion të restaurimit, konservimit dhe kurimit të trashëgimisë së Voskopojës. Për administrimin e vlerave që mbart Voskopoja, të cilat rrezikojnë degradimin, kërkohet që të ndërhyhet sa më shpejt me projekte konkrete. Vënia në mbrojtje të shtetit e Qendrës Historike të Voskopojës, kërkon një bashkëpunim ndërinstitucional në nivel qendror dhe lokal. Këtij qëllimi i shërben edhe vendimi i KRRTSH "Për masterplanin e zonës me përparësi për zhvillimin e turizmit të Voskopojës"", i cili është një projekt konkret për ndërtimin e Fshatit të Voskopojës, duke ndërthurur dhe harmonizuar bashkëkohoren me tradicionalen dhe duke evidentuar dhe mbrojtur njëkohësisht vlerat qindra vjeçare historiko-kulturore.
Voskopoja shtrihet në pjesën jug-lindore të Shqipërisë, rreth 30-35 km larg nga Korça. Themeluar në vitin 1303, Voskopoja u bë një nga qendrat më të zhvilluara gjatë periudhës së pushtimit iosman. Por pikën kulmore të zhvillimit e arriti në shekullin 17-18 duke u kthyer në një nga qendrat më të mëdha ekonomike, kulturore dhe intelektuale të pjesës juglindore të vendit. Falë zhvillimit të saj, gjatë shekujve të mesjetës, Voskopoja konsiderohej një nga qytetet më të mëdha të Ballkanit.
Voskopoja është renditur në Listën e World Watch Monuments 2002-2003, si pasuri botërore e rrezikuar. Instituti i Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me organizatën franceze ""Patrimoine Sans Frontieres"" do të ndërmarrin restaurimin fillimisht të ikonave dhe më pas të kishave të Voskopojës.
- Vendimi "Për shpronësimin, për interes publik, të pasurive të paluajtshme që preken nga rikonstruksioni i varrezave në Sharrë, Tiranë".
Realizimi i këtij shpronësimi për vetë natyrën e këtij objekti "Varreza Publike" përbën një rast të ngutshëm për qytetin e Tiranës. Ky shpronësim bëhet me kërkesë të Bashkisë së Tiranës për zgjerimin e sipërfaqes së varrezave. Për këtë me urdhërin e Ministrit të Rregullim Territorit dhe Turizmit, datë 29.04.2003, është ngritur Komisioni i Posaçëm i Shpronësimit për realizimin e këtyre shpronësimeve. Sipërfaqja prej 880 m2 që do të shpronësohet për realizimin e këtij shpronësimi si dhe pronarët përkatës do të kompensohen në masën 1 760 000 lekë, me një çmim prej 2000 lekë për m2. Fondet për zgjerimin e sipërfaqes së varrezave Sharrë do të përballohen nga buxheti i shtetit për vitin 2003.
- Vendimi "Për ndryshimin e formës së organizimit dhe të statutit të qendrës "ECAT Tirana" dhe për kontributin e Qeverisë Shqiptare për këtë qendër".
"ECAT Tirana" është një qendër për mjedisin e krijuar në vitin 1995 nëpërmjet një projekti të përbashkët të Qeverisë Shqiptare, Komisionit Europian, Ministrisë së Mjedisit të Landit të Turingenit të Gjermanisë, Ministrisë së Bashkëpunimit Ekonomik të Gjermanisë dhe Bashkisë së qytetit Terni të Italisë. Qëllimi final i kësaj inisiative është që, pas përfundimit të financimit fillestar nga Komisioni Europian, ECAT-et të vazhdojnë të operojnë në mënyrë të pavarur si qendra asistence pranë institucioneve shtetërore mjedisore të vendeve përkatëse. ECAT Tirana ka zbatuar mbi 15 projekte të rëndësishme, të identifikuar si prioritete të programit të qeverisë për mjedisin, të financuar nga BE dhe donatorë të tjerë. Në këtë kuadër vazhdimi i veprimtarisë së saj shihet i domosdoshëm nga ana e bashkëthemeluesve. Komisioni Europian ka shprehur vazhdimisht mbështetjen dhe angazhimin në vazhdimin e aktivitetit të kësaj qendre, ndërsa Qeveria Gjermane vazhdon të financojë ardhjen afatgjatë të një eksperti të huaj për mjedisin për të punuar si staf i ECAT Tirana. Edhe pala shqiptare do të vazhdojë kontributin e saj, që konsiston në mbulimin e disa shpenzimeve si qeraja e zyrës, shpenzimet për energji elektrike, ujë dhe telefon.Vazhdimi i mbështetjes është shprehje e angazhimit të marrë nga Qeveria Shqiptare për konsolidimin e kësaj qendre mjedisore.
- Vendimi "Për lejimin e përdorimit të procedurës "Prokurim i drejtëpërdrejtë", për kryerjen e studimit ‘' Modernizimi i Shërbimit të gjendjes civile".
Ngritja e një Shërbimi modern të Gjendjes Civile, e bazuar në një studim të plotë të specializuar, krahas përmirsimit të shërbimit ndaj qytetarëve, do të rrisë në mënyrë të ndjeshme cilësine e shërbimit dhe besueshërinë e informacionit për një numër të madh përdoruesish si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Instituti i Statistikave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Instituti i Sigurimeve Shëndetsore, organet e tatimeve e taksave, organet e drejtësisë, të rendit, të mbrotjtjes, të arsimit, etj, si dhe përdorues të tjerë potenciale shtetërorë dhe privatë.
- Vendimi "Për përcaktimin e numrit limit të punonjësve të sektorit të mbledhjes së armëve, të municioneve dhe materialeve të tjera luftarake, në Ministrinë e Rendit Publik".
Ky vendim është detyrim ligjor i përcaktuar në nenin 7 të ligjit "Për mbledhjen e armëve, të municioneve dhe materialeve të tjera luftarake". Vendimi ka për qëllim ndjekjen në vazhdimësi të procesit të mbledhjes së armëve, municioneve dhe materialeve të tjera luftarake, sasinë e madhe të armëve të cilat do të evidentohen, regjistrohen e grumbullohen, dendësinë e popullsisë dhe madhësinë e territorit ku do të veprohet. Për këtë qëllim, si dhe për koordinimin e veprimtarisë me strukturat shtetërore, shoqërinë civile, donatorë dhe organizmat ndërkombëtarë, vendimi parashikon krijimin e sektorit për mbledhjen e armëve, të municioneve dhe materialeve të tjera luftarake.
- Vendimi "Për tarifat e shërbimeve që kryhen nga shërbimi i gjendjes civile".
Ky vendim, do të plotësojë më mirë kuadrin ligjor për Shërbimin e Gjendjes Civile, do të krijojë një sistem unik tarifash në të gjithë sistemin e gjendjes civile dhe duke ulur vlerën e tarifës për trasferimin e të dhënave të gjendjes civile, në kufijtë e shpenzimeve reale të shërbimit, do të sjellë një përmirsim të dukshëm të raportimit të zhvendosjeve të popullsisë, duke sjellë kështu përmirsimin e përmbajtjes së regjistrave themeltare të gjendjes civile, për një pasqyrim sa më real të shpërndarjes së popullsisë, për të përparuar në punën përgatitore për kompjuterizimin e Shërbimit të Gjendjes Civile.