E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano: Komuniteti í Sant Exhidios, te kontribuoje per te nxitur bashkeveprimin midis Europes dhe Ballkanit Kryeministri Fatos Nano gjate paradites se sotme ka qene i pranishem ne Komunitetin e Sa

Nano: Komuniteti í Sant Exhidios, te kontribuoje per te nxitur bashkeveprimin midis Europes dhe Ballkanit

Kryeministri Fatos Nano gjate paradites se sotme ka qene i pranishem ne Komunitetin e Sant Exhidios, ku eshte zhvilluar nje takim me Imzot Vincenco Paglia.

Gjate ketij takimi Kryeministri ka theksuar rolin e rendesishem te ketij Komuniteti ne nxitjen e marreveshjeve dhe iniciativave per bashkepunim dhe bashkejetese, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne rajon e me gjere.

"Eshte i nevojshem ndikimi juaj edhe ne procesin e integrimit, ne te gjithe Ballkanin, tashme ne realitete te ndryshme", u shpreh Kryeministri Fatos Nano.

Duke mbeshtetur idene e Kryeministrit Mon Sinjor Don Paglia u shpreh se kjo duhet pare edhe ne aspektin fetar.

"Shqiperia, u shpreh ai, eshte shembull i tolerances fetare per te gjithe rajonin e me gjere dhe procesi i integrimit duhet te jete i fokusuar edhe ne vlerat dhe kulturen fetare te vendit. Per kete qellim ne do te organizojme se afermi ne Tirane nje takim me perfaqesuesit me te larte te komuniteteve fetare te Ballkanit, perfshire edhe ata te vendeve mesdhetare si Italia etj.

"Ne po punojme, u shpreh Kryeministri Nano, qe ne drejtimet integruese te bashkepunojme me qeverine italiane ne shkembim te vlerave dhe ne infrastrukture, ekonomi etj. dhe do te ishte e rendesishme qe Komuniteti í Sant Exhidios, te kontribuoje per te nxitur bashkeveprimin midis Europes dhe Ballkanit".

Me poshte Kryeministri kerkoi qe komuniteti te jete aktiv dhe nxites, krahas komuniteteve te tjera fetare dhe jofetare, per te luftuar fenomenin e gjakmarrjes ne Shqiperi si nje fenomen tradicional primitiv dhe mbetje e kohes.

Gjithashtu pjestaret e ketij Komuniteti kane shprehur rendesine qe ka per Shqiperine akti i shenjterimit te Nene Terezes.

Nderkohe Kryeministri theksoi se duhet te inkurajohen shanset qe ne vendin e Kardinalit te Ballkanit Jugor te caktohet nje nga personalitetet e Kishes Katolike Shqiptare.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›