Sot, nën drejtimin e kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave në të cilën u miratuan një sërë vendimesh. U miratua vendimi: "Për përcaktimin e
Sot, nën drejtimin e kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave në të cilën u miratuan një sërë vendimesh.
U miratua vendimi: "Për përcaktimin e kuotës financiare që përfitojnë nga shteti personat pa të ardhura, që jetojnë në institucionet publike të përkujdesjes shoqërore, për shpenzime vetjake".
Aktualisht, në bazë të ligjit 7710, datë 18.05.1993, kuotën për shpenzime vetjake, e përfitojnë vetëm të moshuarit dhe fëmijët e moshës 6-14 vjeç të vendosur në institucionet publike të përkujdesjes shoqërore. Nga kjo e drejtë kanë qënë të privuar fëmijët e moshës 0-6 vjeç si dhe fëmijët e vendosur në qendrën e zhvillimit.
Vendimi i ri trajton edhe këto dy kategori të tjera, të cilët përveç shpenzimeve për mbajtjen në institucionet, përfitojnë nga shteti edhe një kuotë për shpenzime vetjake. Sipas këtij vendimi, të miturit e moshës 0-6 vjeç si dhe fëmijët e vendosur në institucionet publike të përkujdesit shoqëror e Qendrën e Zhvillimit Rezidencial e përfitojnë këtë kuotë, por këto të holla do të depozitohen dhe do të përdoren me urdhër të titullarit në raste festash, ditëlindjesh etj., pasi këta persona nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për përdorimin e tyre.
Vendimi: "Për miratimin, në parim, të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, për bashkëpunim në fushën e karantinës dhe të mbrojtjes së bimëve".
Marrëveshja e përbashkët e lidhur mes Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, si palë kontraktuese, ka për qëllim: rritjen e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes së bimëve; mbrojtjen e territoreve të dy shteteve nga futja dhe përhapja e parazitëve karantinorë dhe kufizimin e humbjeve të shkatuara prej tyre; si dhe për të zhvilluar lidhje dypalëshe tekiko-shkencore, ekonomike dhe tregtare më intensive në fushën e karantinës dhe të mbrijtjes së bimëve; krijimin e kushteve lehtësusese për imortin, eksportin dhe kalimin tranzit të bimëve e produkteve bimore.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të rrisë mundësinë e njohjes dhe të shkëmbimit të përvojës dhe arritjeve ndërmjet dy shërbimeve, nëpërmjet shkëmbimit të rregulloreve, dispozitave dhe akteve të tjera ligjore, që rregullojnë kontrollin fitosanitar të bimëve e produkteve bimore gjatë importit, eksprtit dhe tranzitit, të informacionit për shfaqjen dhe përhapjen e e parazitëve të rinj karantinorë dhe parazitëve të tjerë të rrezikshëm në territorin e shteteve te tyre si dhe të njohurive shkencore, teknike, për mbrojtjen e bimëve.
Vendimin "Për arsimin, cilësinë profesionale dhe përvojën në punë të kandidatëve që do të punësohen në funksione që kërkojnë njohuri të posaçme teknike e shkencore në Policinë e Shtetit".
Miratimi i këtij vendimi bën të mundur që të përcaktohen kritere arsimore, cilësitë profesionale dhe përvojën në punë të kandidatëve që do të punojnë në funksione të cilat kërkojën njohuri të posaçme teknike e shkencore, duke bërë të mundur pastaj që përmes këtyre kritereve të kalohet natyrshëm në dhënijen e gradave në Policinë e Shetit.
Ky vendim bën të mundur që në shumë struktura të merren në punë persona me aftësi profesionale, duke u prerë në këtë mënyrë rrugën pranimeve të kandidatëve pa arsim profesional, pa njohuri teknike dhe përvojën e domosdoshme..
Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e tij të sotme, miratoi gjithashtu edhe vendimin: "Për disa shtesa në vendimin nr.34, datë 7.1.1999, të Këshillit të Ministrave, "Për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare dhe Trajtimin e Personaliteteve të Larta"". Në vendimin e mësipërm përcaktohet mënyra e trajtimit të këtyre personaliteteve të larta të shtetit gjatë periudhës në detyrë dhe disa vjet pas largimit nga detyra. Por në këtë vendim u vërejtën disa boshllëqe që kanë të bëjnë me trajtimin e këtyre personaliteteve në periudhën nga data e emërimit deri në datën e fillimit të detyrës.
Me propozim të kryeministrit Fatos Nano, u bënë shtesat përkatëse për të plotësuar këtë boshllë. Kështu, siaps vendimit, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka për detyrë trajtimin e Presidentit dhe të Kryeministrit si personalitete të larta edhe në periudhën nga dita e emërimit deri në fillimin e detyrës.
Në shtesën tjetër që i shtohet këtij vendimi theksohet: "Ish- Presidentit, ish- Kryeministrit dhe ish- Kryetarit të Kuvendit, për periudhën kohore, respektive, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, sipas mundësive, u siguron mjedise të domosdoshme pune, kundrejt tarifave të caktuara nga kjo drejtori".
U miratua edhe vendimi për "Disa shtesa në vendimin nr.726, datë 21.12.2000, të Këshillit të Ministrave, "Për pagat e punonjësve të Institucioneve Buxhetore", me ndryshimet përkatëse".
Ky vendim hartohet si pasoje e mungesës së vendimeve të mëparshme të Këshillit të Ministrave për të përcaktuar funksionet dhe referencat e pagës për ata punonjës të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët nuk gëzojnë statusin e prokurorit, pasi, deri më sot, me Ligjin Nr. 8737, datë 12.02.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë", janë përcaktuar vetëm pagat e prokurorëve të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.
U miratua gjithashtu edhe vendimi për "Kalimi fondesh buxhetore nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, për rikonstruksionin e veprave të kullimit, në Lezhë e Kurbin."
Rreshjet intensive të javës së kaluar sollën dëmtimin e disa veprave të kullimit në Lezhë, Kurbin e Kavajë, depozitim të materialeve të ngurta nëpër rrjetin e kanaleve dhe vërshimin e ujërave në tokat bujqësore të fermerëve. Vlera e dëmtimit të këtyre veprave të kullimit dhe rikthimi i tyre në kushte pune është 7 milionë lekë. Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit vë një fond prej 3 milionë lekë në dispozicion të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit për të ndërhyrë në disa nënobjekte të vecanta dhe Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit do të plotësojë diferencën e fondeve prej 4 milionë lekësh.
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme mori vendimin per lirimin dhe emerim në detyrë. Kështu, zoti Pajtim Bello me kerkesën e tij , për shkak të rrethanave politike të krijuara jep dorëheqjen nga detyra e zv.ministrit të industrisë dhe energjetikës.
Zoti Pjetër Dema emërohet zv.ministrër i industrisë dhe energjetikës.
Këshilli i Ministrave gjithashtu ka marrë vendim për lirimin nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Bilbil Mema me motivacionin për "paaftësi në lidhje me fuksionimin dhe rezultatet e policisë".