Sot mbasdite Kryeminstri Fatos Nano pati një takim me zëvendësambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, zj Elisabeth Shelton. Gjate takimit jane shkembyer mendime rreth angazhimit te dy p
Sot mbasdite Kryeminstri Fatos Nano pati një takim me zëvendësambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, zj Elisabeth Shelton.
Gjate takimit jane shkembyer mendime rreth angazhimit te dy paleve per bashkepunim si dhe njohja me aspektet kryesore te punes se qeverise.
Nje nder temat kryesore te takimit ka qene dhe nderrmarja e fundit ne nje operacion kunder trafiqeve ilegale. Kryeministri u shpreh se ky operacion eshte mbeshtetur edhe nga vendet fqinje ne kuadrin e luftes rajonale kunder trafiqeve te te gjitha llojeve. Gjithashtu biseda eshte perqendruar edhe ne bashkepunimin e institucioneve te drejtesise, organe fiskale dhe administrates shtetërore per te koordinuar veprimet ne luften kunder trafiqeve.
Znj. Shelton, nga ana e saj, ka permendur programe te ndryshme qe qeveria amerikane ka me prioritet ne bashkëpunimin me qeverine shqiptare ku nder me kryesoret jane programet dhe trajnimet ne fushen e mbrojtjes.
Po sot Kryeministri eshte takuar edhe me ambasadorin e Hungarise, zotin Sandor dhe ambasadorin e Republikës Popullore te Kines.